Shembet tarraca e banesës në Qerret, mbeten nën rrënoja dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qerret, ku është shembur tarraca e një banese dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Ngjarja ndodhi në Qerret, Katund i Ri.

Policia dhe shërbimi zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje.

Deri më tani nuk dihet fati i personave të bllokuar nën rrënoja.