Zbuloni gjashtë mënyra për ta bërë kafen e mëngjesit një pije të shëndetshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të apasionuarit pas kafesë mburren me faktin se kjo e fundit është e pasur me antioksidantë dhe mund të shmangë një sërë komplikacionesh shëndetësore.

Nëse dëshironi të maksimizoni vlerat e kafesë, ja gjashtë këshilla se si të shijoni ritualin e papërsëritshëm të mëngjesit.

Në fillim një gotë ujë

Njerëzit që e nisin ditën me një filxhan kafeje, nuk pijnë mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

Ekspertët rekomandojnë që të pini një gotë me ujë kur të zgjoheni dhe përpara se të pini kafenë.

Për më tepër, ekspertët thonë se rituali i ujit duhet të vazhdojë edhe gjatë ditës që të jeni të hidratuar.

Hiqni dorë nga ëmbëlsuesit artificialë

Ëmbëlsuesit artificialë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rrezikun në rritje të mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Ekspertët thonë se është më mirë të përdorni fare pak sheqer të vërtetë sesa ëmbëlsues artificial.

Vetëm një lugë sheqer

Shoqata Amerikane E Zemrës rekomandon përdorimin e jo më shumë se 6 lugëve çaji me sheqer në ditë.

Përpiquni të rezervoni vetëm një lugë çaji me sheqer për kafenë tuaj dhe jo më shumë.

Qumësht me bazë bimore

Qumështi i bagëtive të ushqyera me bar është i pasur në vlera dhe acide yndyrore.

Qumështi me bazë bimore siç është ai i bajameve, arrës së kokosit apo shqemes ka më pak kalori dhe është më natyral.

Nëse jeni të angazhuar në misionin e heqjes dorë nga sheqeri, atëherë zgjidhni erëza të ëmbla pluhur siç janë xhenxhefili, arrëmyshku, karafili apo kanella.

Këto erëza rrisin ndjeshëm dozën e antioksidantëve.

Kanella ka vlerën e shtuar sepse ndihmon të ulë sheqerin në gjak dhe është e pasur me antioksidantë.

Lexo edhe :  Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Është e vërtetë që kafeja sjell energji, por efektet e saj ndihen vetëm 30 minuta pas pirjes.

Kjo do të thotë se ju mund të pini kafenë dhe të bëni një dremitje të shkurtër prej 30 minutash.

Kur të zgjoheni do të jeni energjikë.

Megjithatë kjo nuk rekomandohet në orët e pasdites.

Kafeja nuk duhet pirë të paktën 6 orë përpara gjumit të mbrëmjes.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV