Aksident i rëndë/ I kërkoi të ndalonte, makina merr përpara efektiven e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e të mërkurës në Vorë. Dy makina janë përplasur njëra me tjetrën dhe për pasojë është lënduar një efektive policie që ishte në shërbim.

Abc News ka siguruar pamjen nga vendi i aksidentit, ku efektivja shihet e shtrirë në rrugë.

Policja është përplasur gjatë kohës që po patrullonte në rrugë. Ajo është transferuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Personi, i cili e përplasi policen është shtetas i huaj. Ai i tha Abc News se nuk donte ta shkaktonte aksidentin, por e gjeti përpara efektiven dhe nuk mundi ta ndalonte automjetin në kohë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit  / S.M

Të fundit

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të...

Pamjet/ Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët! Detajet

Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë. Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit. Nga flakët raportohet se ka...

Lajme të tjera

Web TV