Dy persona orientues, ja si “Shkodrani” dështoi në vrasjen e kompleksit “Oslo”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Amarildo Nikolli, 35-vjecari i arrestuar dy ditë më parë në Vlorë, dyshohet së është një vrasës me pagesë dhe në Vlorë kishte mbërritur për të kryer vrasje në afërsi të kompleksit “Oslo”.Shkodranit i është sekuestruar arma e krimit, një pistoletë me cilenciator.

Sipas dosjes hetimore ai është arrestuar në ambientet e një pastiçerie që ndodhet afër kompleksit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt.

Gjuajtësi me pagesë rezulton të ketë precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar.

Në momentin e kapjes ai ishte me pantallona të shkurtra dhe një bluzë. Ndërkohë në çantë ju kapën një palë rroba të tjera, arma me silenciator një kapuç dhe doreza plastike.

Këto sende kanë krijuar dyshimin dhe bindjen te policia se “Shkodrani”, kishte mbërritur në Vlorë për të bërë vrasje dhe nëse do kryente krimin në ikje e sipër të nderohej.

Efektivët e policisë që realizuan arrestimin e Amarildo Nikollit, thanë për “Ora News” se gjujtësi shoqërohej në pastiçeri dhe nga dy persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Pamjet e tyre duken në kamera, por ende nuk dihen emrat e dy personave që shoqëronin Shkodranin e armatosur gati për të bërë vrasje.

Dy shoqëruesit në momentin e ndërhyrjes nga policia, janë larguar me vrap.

Megjithëse efektivët e policisë i kanë ndjekur, nuk kanë mundur ti arrestojnë.

Ky aksion është në vijim e sipër, pasi ka dyshime të forta se dhe dy personat që kanë mundur të largohen kanë pasur rol të posaçëm në goditjen kriminale që do bënte njeriu i mbërritur nga Shkodra në Vlorë.

Amarildo Nikolli gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të flasë. Ndërsa prokuroria e Vlorës ka përcjellë në gjykatë materialin duke kërkuar caktimin e masës “arrest në burg”.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV