Greqia kërcënon me bllokim të Shqipërisë në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis ka kërcënuar vendin tonë se do e pengojë në integrimin në BE nëse shkarkohet nga detyra Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në blerjen e votave. Gerepteritis: “Nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së zotit Beleri”.

Ndërsa në vendin tonë prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dërgoi në gjykatë Fredi Belerin të akuzuar për korrupsion aktiv në shitblerjen e votave, Athina zyrtare, nëpërmjet kryediplomatit të saj reagoi ashpër duke kërcënuar se nëse Beleri shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut, atëherë Shqipëria do ketë pasoja për ecurinë e integrimit në BE. Athina këmbëngul në lirimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, Ministri i jashtëm grek: Nëse shkarkohet, marrëdhëniet mes dy vendeve do të përkeqësohen.

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis ka reaguar sërish për çështjen e Fredi Belerit, i cili është në burg pasi u kap duke blerë vota për zgjedhjet e 14 majit. Gerapetritis tha se “paraburgimi i Belerit është i paligjshëm dhe cenon shtetin e së drejtës”.  Athina zyrtare vijon të këmbëngulë në lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Fredi Beleri i cili pret të gjykohet nga gjykata e Posaçme në Shqipëri, nën akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

“Nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së zotit Beleri”, tha ministri i jashtëm grek, Gerapetritis. Kjo situatë, sipas Gerapetritis do të rrisë tensionin në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ai ka thënë se nëse Beleri shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të zgjedhur do të kishte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

“Me mënyrën se si funksionon, pala shqiptare me siguri po qëllon në këmbë”, tha ai. Ministri grek ka thënë se nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit.

Lexo edhe :  Mesazhi i Begajt për Kryepiskopin Joan: Nuk jeni vetëm në misionin tuaj

“Mënyra e trajtimit të çështjes përbën një pengesë serioze në rrugën e përparimit të Shqipërisë drejt familjes europiane dhe tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj”. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Edhe pse i arrestuar, ai mundi të fitojë zgjedhjet kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro.

Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin për marrjen e detyrës. Arrestimi i tij ka tensionuar jo pak retorikën e fqinjëve grek, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel. Nëse shpallet fajtor Fredi Beleri rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.

Beleri fitues nga burgu

Dy ditë pas arrestimit në Himarë u mbajtën zgjedhjet ku Beleri ndonëse në qeli kishte emrin në fletën e votimit dhe procesi duhet të vijonte normalisht. Në fund të numërimit të votave Beleri doli fitues me një diferencë të vogël prej 17 votash kundrejt rivalit socialist Gjergji Goro.

Pavarësisht entuziazmit nga mbështetësit e tij Beleri në vijim humbi çdo mundësi që të linte qelinë dhe të betohej si kryebashkiak I ri, ashtu sikurse e ka përcaktuar qartë ligji zgjedhor. Një arrestim politik e cilësoi opozita kandidatin e koalicinit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerin.

Thuajse të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Greqia, duke kërkuar lirimin e tij. Gjithashtu e kanë kthyer “çështje ndërkombëtare” duke e ngritur si shqetësim edhe në Parlamentin ERuropian.

Për palën greke Beleri është përfaqësues i “minoritetit etnik grek” në Himarë, ndonëse kjo zynë nuk njihet as zyrtarisht por as historikisht si minoritet grek. Pavarësisht përplasjeve çështja tashmë është mirëfilltasi në duart e drejtësisë dhe pritet të jepet vendimi në muajt në vijim.

Pavarësisht kësaj situate pala greke ka kërcënuar se do të jetë pengesë e Shqipërisë, madje mund të përdorë edhe veton që vendi ynë të mos ecë me hapat drejt anëtarësimit në BE.

Të fundit

Mos e ndryshoni garderobën ende/ Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live për një emision televiziv, ka treguar sesi do të nisë java dhe...

“Tabela e re e shumëzimit është 7×7=313”/ Basha ironizon sërish Ramën

Lulzim Basha ka ironizuar edhe sot kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, Basha thotë se Rama shkonte ndonjëherë në...

“Minjtë” e LSI nuk i ndahen parlamentit: Iku babai, hyri vajza….

Në vend të të pandehurës Monika Kryemadhi, që tha se po merret me filma erotikë, po kandidon Ilir Meta nga burgu, ku SPAK dhe...

Trump: Marrëveshja për shitjen e TikTok pritet para të shtunës

Presidenti Donald Trump tha se një marrëveshje për shitjen e TikTok nga kompania kineze mëmë, ByteDance, do të arrihet përpara afatit të së shtunës. Trump kishte vendosur...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha e mban datën sekret, ja kur mbërrin LaCivita në Shqipëri

Kreu demokrat Sali Berisha gjatë një konference për mediat nuk pranoi të bënte publike datën se kur strategu apo këshilltari i fushatës së opozitës...

Lajme të tjera

Web TV