Zhvleftësimi i euros/ Berisha ngre alarminë: Situata ekonomike është dramatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur alarmin për zhvlerësimin e monedhave të huaja dhe të forcimit të lekut shqiptar.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se situata është dramatike dhe ndryshimet në këmbimin valutor kanë varfëruar qytetarët e thjeshtë shqiptarë.

Sipas tij, nga kjo situatë kanë përfituar narkoqeveritarët dhe narkotrafikantët, të cilët sipas tij paratë i investojnë në ndërtim.

“Janë debate të shumta dhe normale mbi këtë situatë të zhvlerësimit të pamëshirë të monedhës europiane dhe të forcimit jashtë ccdo lloji llogjike të lekut shqiptar. Nuk ka diskutim se leku është simbol kombëtar dhe si i tillë forcimi i tij duhet të jetë ccështje krenarie, por në këtë rast është një ccështje turpi kombëtar sepse ata që përfitojnë janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikantët.

Nga ky raport goditen në masë qindra shqiptarë, goditet mbi 30% e popullatës shqiptare, e cila përballon ditën në remitencat e rregullta që i dërgohen nga njerëzit e vet në emigracion.

Nga ky raport përfitojnë përbindëshit e trafikut të drogës, të cilët i sjellin paratë me konteinerë, kamionë, i groposin dhe i nxjerrin për ndërtime, për të blerë me ccmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike jo të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, por përkundrazi me një varfëri më të madhe progresive.

Situata është dramatike. Qeveria shqiptare ka favorizuar këtë fenomen”, theksoi ish-kryeministri./ S.M

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV