“Asnjë pikë alkool”, studiuesit italianë: Edhe sasia e vogël dëmton shëndetin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët italianë, një gotë e vogël me verë për çdo natë mund të jetë e mjaftueshme për të rrezikuar në goditje në zemër dhe në tru.

Hulumtuesit në Universitetin e Modenas dhe Reggio Emilias krahasuan të dhënat e shtypjes së gjakut të më shumë se 20 mijë njerëzve, të cilët ishin bërë pjesë e studimit për katër vite.

Ekspertët zbuluan se edhe konsumimi i një sasive të vogël të alkoolit përditë është i mjaftueshëm për të rritur në shkallë të konsiderueshme tensionin e gjakut, raporton “Daily Mail”.  Vullnetarët, që konsumuan mesatarisht nga 12 gramë alkool në ditë, patën tension të gjakut për 1.25mmHG më të lartë se ata që nuk kishin konsumuar alkool. Kjo sasi e alkoolit është e barabartë me atë që ndodhet në një gotë të vogël me verë ose në një shishe 330-mililitërshe të birrës.

Ndërkohë, ata të cilët  kishin konsumuar katërfishin e sasisë prej 12-gramësh, patën rritje të shtypjes së gjakut për 4,9mmHG.

Dr. Marco Vinceti, njëri nga hulumtuesit, tha se nuk kishin gjetur efekte dobiprurëse te të rriturit që kishin pirë nivel më të ulët alkooli në krahasim me ata që nuk kishin pirë alkool.”

Vinceti tha se ekipi i tij ishte “disi i befasuar”, kur kuptoi se edhe niveli i ulët i alkoolit ishte i lidhur me ndryshimin e tensionit të lartë të gjakut. “Alkooli sigurisht nuk është nxitësi i vetëm i rritjes së tensionit të gjakut. Megjithatë, rezultatet tona konfirmojnë se ai kontribuon në një mënyrë kuptimplote”, shtoi hulumtuesi italian./ S.M

Të fundit

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Lajme të tjera

Web TV