Keni bërë plane për pushime? Meteorologu zbulon si do jetë moti përgjatë fundjavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë përgjatë kësaj fundjave do të mbizotërohet nga mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Kështu, vlerat maksimale e temperaturave do të arrijë në 37 gradë Celsius. Kështu u shpreh meteorologu i njohur Akil Osmani, i cili thotë se zonat bregdetare do jenë të favorshme për pushuesit.

“Fundjava sjell rritje të temperaturave të ajrit dhe mbizotërim të kthjellimeve. Parashikohet që sot vlera maksimale të shkojë rreth vlerave 34 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës do të kemi rritje me 2-3 gradë duke bërë që maksimumet në rang territori të ngjiten në 37 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare do të jenë nga 32-34 gradë Celsius”, tha ai.

Në zonat malore temperaturat do jenë më të ulëta, ndërsa maksimalja parashikohet të mos kalojë vlerën 30 gradë Celsius.

“Në zonat malore temperaturat do jenë temperatura të freskëta, ku maksimumet parashikohen të mos ngjiten mbi 30 gradë Celsius”, shtoi Osmani./ S.M

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV