Berisha dënon ekzekutimin e Ramiz Muçollarit nga RENEA: U bë në rrethana të dyshimta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen nga RENEA të 62-vjeçarit Ramiz Merko, i cili vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe pas një “lufte” 8 orëshe me punonjësit e policisë për t’u dorëzuar sepse kishte goditur me thikë dhe sende të forta gruan dhe djalin, u ekzekutua.

Berisha shprehet se vrasja e Muçollarit duhej të shmangej, ndërsa ka hedhur dyshime mbi mënyrën si është kryer. Ai ka kërkuar nga Avokati i Popullit hetim.

Berisha gjithashtu ka komentuar dhe deklaratën e Ballës pas ekzekutimit, duke e cilësur përgazimin e policisë si deklaratë cinike dhe kriminale.

Reagimi i Berishës:

Vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej. Taulant Bego etj… etj…, nxit vrasjet nga policia.

Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!

Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve. Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu.

Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durimi më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij. Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës ëe me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia. / S.M

Të fundit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për...

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV