Kartat e ID dhe pasaportat tashmë tek ”IdentiTek”, ja kur nisin aplikimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht.

Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, e njëkohësisht ripajisen me dokumente udhëtimi.

Procedura për aplikim për pasaportë biometrike ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni. Së pari, blini një kupon tek çdo zyrë e Postës Shqiptare.

Nëse aplikoni për herë të parë plotësoni në e-Albania formularin e Policisë së Shtetit. Nëse dokumenti është rinovim, ky formular nuk është i nevojshëm.

Aplikimin për ID kartë e bëni në zyrën ku jeni banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta.

MB dhe “IdentiTek” fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online, por edhe mundësia për të udhëtuar në vendet e rajonit me të cilat kemi marrëveshje./ S.M

Të fundit

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Lajme të tjera

Web TV