Rritet numri i kalimeve ilegale të kufirit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i kalimeve të jashtëligjshme kufitare në Bashkimin Evropian (BE) është rritur në nivel rekord në shtatë muajt e parë të këtij viti, me 176.000 tentimeve për t’u futur në bllok, ka thënë agjencia për menaxhimin e kufirit e BE-së, Frontex, të premten.

Kjo është shifra më e lartë për këtë periudhë kohore që nga viti 2016, dhe përbën një rritje prej 13 për qind. Vetëm në muajin korrik, 42.700 njerëz e kaluan kufirin jashtëligjshëm, një rritje prej 19 për qind krahasuar me muajin korrik 2022, tha Frontex.

Megjithatë, Frontex raportoi se ka një rënie të tentimeve përmes Ballkanit Perëndimor, që është rruga e dytë më e përdorur nga emigrantët. Më shumë se 52.200 emigrantë tentuan të futen në BE përmes kësaj rruge, që është një rënie prej 26 për qind, kryesisht për shkak të politikave më të ashpra për vizat.

Sipas të dhënave, më shumë së gjysma e atyre tentimeve për të hyrë, apo 89.047, u bënë përmes Mesdheut qendror, për shembull nga Libia dhe Tunizia përmes Sicilisë dhe Maltës.

Këtu, numri është dyfishuar në shtatë muajt e parë të këtij viti. Mbërritja e mijëra emigrantëve në bregdetet italiane ka krijuar tensione politike dhe i ka bërë liderët e BE-së të kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje me Tunizinë, për t’i parandaluar njerëzit nga nisja e udhëtimeve të tyre drejt Evropës nga atje.

Emigrantët pritet të vazhdojnë ta përdorin këtë rrugë edhe në muajt e ardhshëm, sipas Frontex, pasi trafikantët ofrojnë çmime më të ulëta për kalimin e emigrantëve përmes Mesdheut, për shkak të konkurrencës së fortë mes grupeve kriminale.

Megjithatë, Frontex ka nënvizuar se Deti Mesdhe mbetet i rrezikshëm, pasi në shtatë muajt e parë të këtij viti u zhdukën 2.060 emigrantë.

Lexo edhe :  Superbomba amerikane GBU-57, e vetmja që zgjidh problemin me Iranin

Të gjitha rrugët e tjera raportuan për një rënie në tentimet për hyrje të paautorizuar, tha agjencia./ S.M

Të fundit

Plakja nuk ndodh gradualisht, këto dy momente e përshpejtojnë atë

Plakja nuk është një rënie e ngadaltë dhe e qëndrueshme – ajo mund të vijë me goditje të papritura,...

Parashikimi i motit. 21 Qershor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me...

Netanyahu po përdor “të drejtat” e grave myslimane për të justifikuar luftën

Mona Eltahawy* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përmendur bilancin mizor të regjimit iranian mbi të drejtat e grave për të justifikuar luftën po aq mizore...

Publikohet sondazhi i ri, serbët pranojnë realitetin: Pa njohur Kosovën, nuk ka BE

Serbët pranojnë realitetin: pa njohur Kosovën nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo konfirmohet nga një sondazh i ri i publikuar nga...

Trump i përgjigjet Iranit: Është e vështirë t’i kërkosh Izraelit të ndalë sulmet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, komentoi deklaratat e ministrit të Jashtëm të Iranit, pas takimit të këtij të fundit me...

Lajme të tjera

Web TV