Pesë arsyet përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mënyra e të fjeturit dhe sasia e nevojshme e orëve të gjumit ndryshojnë shumë nga meshkujt tek femrat.

Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumësinë më shumë se burrat.

Kjo besohet të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale. Për pasojë, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat.

Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit Loughborough, gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat.

Truri i grave ‘funksionon’ ndryshe

Ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë e detyra në të njëjtën kohë.

Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.

Gratë flenë më pak gjatë ciklit menstrual

33 përqind e grave në botë thonë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë ditëve të ciklit menstrual.

Për fat të keq, shumica e grave nuk arrijnë dot të kompensojnë orët e humbura të gjumit.

Kjo shkakton një lodhje më të madhe në punë dhe mungesë energjie. Rekomandojnë rritjen e nivelit të melatoninës dhe fjetjen më herët në mbrëmje.

Triptofani është substanca që rrit nivelin e melatoninës për gjumë të mirë dhe gjendet tek ushqime si bulmeti, arrorët, thjerrëzat dhe orizi.

Mungesa e gjumit ndikon në kujtesën e grave

Mungesa e gjumit përkeqëson kujtesën si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por tek këto të fundit, ndikimi është më i madh.

Shkencëtarët rekomandojnë dremitjen gjatë ditës për të përmirësuar kujtesën dhe vëmendjen.

Sipas rezultateve të studimeve burrat, kanë tendencën të lëvizin më shumë në shtrat duke prishur gjumin e partneres së tyre.

Shtoni këtu edhe fëmijët e vegjël që tentojnë shtratin e prindërve në kërkim të mamasë dhe situata ndërlikohet më tepër.

Lexo edhe :  Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Për pasojë, gratë që nuk flenë vetëm kanë nevojë për pak më tepër gjumë.

Dita e një gruaje është shumë e ngjeshur

Gratë mbajnë barrën e rëndë të punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve.
Kjo ‘punë e papaguar’ kërkon shumë energji dhe i drobit gratë duke rritur nevojën për gjumë./E.Ç

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV