Mbreti Charles e konsideron Kate Middleton si vajzën që nuk e pati kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kate Middleton duket se gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrin e saj, Mbretin Charles, pasi të dy shpesh fotografohen duke qeshur dhe duke diskutuar në një mënyrë shumë të qetë. Sipas ish-korrespondentes së BBC-së, Jennie Bond, monarku e konsideron Princeshën e Uellsit, si vajzën që nuk e pati kurrë.

Me raste, Mbreti i është referuar Kate si “nusja e tij e dashur”.

Në një intervistë, Bond tha për ‘OK!’ se ka “pak dyshim që Charles do të kishte dashur një vajzë” pasi ai është me të vërtetë shumë i dashur.

Ai e ka parë Kate të rritet në rolin dhe pozitën e saj, të gjejë kauzat për të cilat me të vërtetë kujdeset dhe ka mbështetur përpjekjet e saj. Unë mendoj se Charles admiron dhe vlerëson rolin solid familjar që Kate ka krijuar për William.
Ajo shtoi më tej se Mbreti është gjithashtu mjaft ‘i përkushtuar’ pas tre nipërve të tij dhe është “krenar” për mënyrën se si Kate po i rrit ata. Sa i përket nuses së tij të dytë, Meghan Markle, Bond theksoi se Charles “bëri përpjekje” por nuk funksionoi. Bond kujtoi intervistën famëkeqe të Dianës ku vuri në dukje se Charles ishte ‘i zhgënjyer’ kur mësoi se kishte lindur një djalë i dytë./E.Ç

Të fundit

1950: Dezertimi tronditës i Martin dhe Mitchell në kulmin e Luftës së Ftohtë

Në verën e vitit 1950, ndërsa bota ndahej në dy kampe armiqësore dhe çdo fjalë e thënë në heshtje...

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën gjigantët gjermanë me rezultatin 1-0...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Lajme të tjera

Web TV