Mënyra e pazakontë se si Steve Jobs intervistonte njerëzit për t’i marrë në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i ndjerë i “Apple”, Steve Jobs, thuhet se bënte një test birre para së të merrte në punë punonjësit e rinj.

Zakonisht, gjatë një interviste pune, ju duhet të jeni i veshur në formë zyrtare dhe mund ta imagjinojmë se sa e frikshme mund të jetë të kalosh një proces të gjatë aplikimi për një kompani kaq të madhe.

Por Jobs ishte shumë i vetdijshëm për këtë gjë.

Sipas as.com, zbuluesi i “Apple”, dëshironte të thyente trendin e zakonshëm të intervistave, ku duhet të memorizosh një listë të gjatë përgjigjesh, duke dhënë madje edhe përgjigje me shkrim.

Kështu që Jobs kishte vendosur ta linte pas formalitetin dhe të ishte sa më i thjeshtë.

Mesa duket, Jobs bënte atë që të gjithë do e kishin zili. Ai i merrte kandidatët potencial për një shëtitje dhe pinin diçka së bashku dhe më pas vendoste nëse do t’i punësonte apo jo.

Kështu që në vend të bënte pyetje rreth pozicionit të punës, ai thjesht i pyeste se çfarë kishin bërë verën e kaluar.

Ai nuk kërkonte për një përgjigje të saktë apo të gabuar, ai thjesht kërkonte të njihte më mirë kanditatët.

Dhe duket se kjo metodë e të intervistuarit i ka dhënë frytet e veta, pasi “Apple” ka avancuar kaq shumë dhe kjo falë punonjësve të përzgjedhur nga vet ai. /E.Ç

Të fundit

Nga Kina tek vendet e rajonit, vrasja e 112 palestinezëve në Gaza nxit reagime të ashpra

Vdekja e të paktën 112 palestinezëve që po kërkonin ndihma humanitare në qytetin e Gazës nxiti reagime të shumta...

Dy konkurrentët e ‘Për’ Puthen’ bëjnë të njëjtin tatto në takimin e parë

Një banore e re është bërë pjesë së fundmi në formatin ‘Për’ Puthen’. Bëhet fjalë për Erikën, e cila që në momentin e parë...

“E premtja e zezë” në Lushnje, dinamika e shpërthimit që u mori jetën babë e bir

Plagosen shtatë të tjerë, mes tyre deputeti Bujar Çela Ora 15:37 minuta do të shënonte një shpërthim shumë të fortë në Lushnje këtë të premte....

Pse erdhi Zelensky në Tiranë?Majko analizon samitin për Ukrainën:Lëvizje në kohën e duhur

-Si e vlerësoni ju Samitin për Ukrainën që u mbajt për herë të parë në kryeqytetin shqiptar? A mendoni se Shqipëria po ndërmerr rrisqe...

Mbi 200 mijë euro dëm në biznes e shtëpi/ Banori rrëfen momentet e tmerrit nga shpërthimi

Një prej banorëve të zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, tha se dëmet materiale në banesën dhe biznesin ku punonte së bashku me familjarët...

Lajme të tjera

Web TV