5 simptoma që tregojnë se fëmija juaj po përjeton një çrregullim mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është e lehtë të identifikohen simptomat e një çrregullimi mendor tek fëmijët. Në fakt, shumë shpesh mendojmë se është diçka e përkohshme. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të informohemi në mënyrë që të mund të ofrojmë ndihmë përmes terapisë efektive sa më shpejt të jetë e mundur.

A dini si të dalloni një çrregullim mendor tek fëmijët? Faza e vëzhgimit nga prindërit është shumë e rëndësishme ndaj këto 5 simptoma mos i neglizhoni.

1. Ndryshimet në sjellje

Këto janë ndryshime drastike dhe rrënjësore në sjelljen e fëmijës. Zakonisht, ai fillon duke qenë shumë nervoz dhe i dhunshëm, duke adoptuar sjellje të rrezikshme dhe agresive , kërcënime ose debate të vazhdueshme dhe grindje. Është një formë nervozizmi dhe agresiviteti i pazakontë, që mund të tregojë ekzistencën e ndonjë forme çrregullimi.

2. Vështirësi për t’u përqendruar

Është normale që fëmijët të kenë probleme me përqendrimin. Megjithatë, nëse kjo vështirësi bëhet jo proporcionale në krahasim me të tjerat, nuk është vetëm jeta e përditshme, por edhe performanca në shkollë ajo që ndryshon. Nga ana tjetër, duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe simptomave të tjera të mundshme, si humbja ose shtrembërimi i kujtesës, vështirësia në të menduarit qartë ose besimet jonormale.

3. Humbje e tepërt në peshë

Humbja e tepërt e peshës, të vjellat ose humbja e oreksit mund të tregojnë çrregullime të të ngrënit. Në këto raste është e rëndësishme të qëndroni vigjilentë dhe të kërkoni ndihmë për të ndërhyrë sa më shpejt. Anoreksia dhe bulimia mund të kenë pasoja shumë negative nëse nuk trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

4. Vetëdëmtimi

Në shumë raste, një sëmundje mendore mund ta çojë fëmijën në dëmtim të vetvetes. Në këtë kuptim, duhet t’i kushtojmë vëmendje dëmtimeve të mundshme në trup (prerje ose djegie) që ai ka shkaktuar vetë. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të kërkoni ndihmë nëse shfaqet kjo simptomë. Në fakt, shumë sëmundje mendore shoqërohen me mendime vetëvrasëse , kështu që sa më shpejt të diagnostikohen, aq më mirë do të jetë.

Lexo edhe :  ‘Solle një grek anonim për të fituar festivalin e muzikës’/Laerti ballafaqohet me Rozanën

5. Dhimbje koke dhe stomaku

Ndërsa të rriturit priren të përjetojnë simptoma të tjera si ankthi dhe trishtimi, fëmijët mund të shprehin shqetësimin e çrregullimeve mendore në mënyra të tjera. Pra, një dhimbje koke e pazakontë, e vazhdueshme ose dhimbje stomaku mund të jetë një simptomë e çrregullimit mendor./E.Ç

Të fundit

Konflikti familjar përfundon në tragjedi, babai vret djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Tetovë në zonën e njohur si “BLLOKU 70”. Babai...

Çfarë i ndodhi? Këngëtari i njohur kërkon ndihmë në rrjete sociale, ja arsyeja

Conor Maynard ka kërkuar ndihmë në rrjete sociale për të luftuar ankthin pas disa tensioneve me ish-partneren e tij, Charlotte Chilton dhe pas lindjes...

Punonjësit e festave: Pagesë shtesë për datat 1 dhe 2 Janar, tregu i punës në fokus

Ilir Xhemalaj, Kryetar i Sindikatës së Operatorëve Telefonikë ishte sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 për të folur për të drejtat në...

Tregu valutor, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Sot, më 3 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 97.3 lekë, ndërsa...

Një e treta e europianëve kanë provuar droga ilegale!/ Cilat vende konsumojnë më shumë?

Pothuajse një në tre europianë kanë marrë mostra drogash të paligjshme gjatë jetës së tyre, por jo çdo vend është njësoj kur bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV