Kryeministri Edi Rama reagoi dje mbi protestën e mbajtur në Himarë ku kërkohej lirimi i Fredi Belerit nga burgu. Rama e nis fjalinë në shqip dhe greqisht: “Bindu Ligjit”, ndërsa më pas shkruan se “digjet jorgani për një plesht”… Beleri reagon nga Burgu: “Lirinë nuk na e keni dhënë ju, e kemi në gjak”.
Protesta e së hënës në Himarë për lirimin nga burgu të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të kësaj njësie vendore nuk ka lënë pa koment as kryeministrin Edi Rama. I kushtëzuar edhe nga prania e disa polituikanëve grekë, që ndër të tjera hodhën edhe parrulla nacionaliste, Rama ia lë në dorë drejtësisë këtë çështje. Postimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare e nis në greqisht “bindju ligjit”, ndërsa thekson se “nuk ka një rast tjetër, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti”. Edhe pse ndërhyrjen e shtetit grek për këtë çështje nuk e konsideron të drejta, Rama shkruan se grekët janë të mirëpritur në Shqipëri, madje edhe për të protestuar, sepse – Shqipëria- thotë kryeministri është një vend demokratik. “Po kush dhe si mund ta lirojë sot nga burgu një qytetar shqiptar me kombësi greke, i cili si kandidat për kryetar bashkie, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, se ka kryer krimin e blerjes së votave – për të cilin Kodi Penal i Shqipërisë është i qartë dhe drastik – ndërsa sipas vendimit të pandryshuar në të treja shkallët e gjykimit, nuk mund ta lerë paraburgimin deri në fund të procesit gjyqësor ndaj tij?! Vallë kombësia greke i jep qytetarit shqiptar të akuzuar nga SPAK-u dhe mbajtur në paraburgim nga gjykatat e vendit, një status të ndryshëm nga 48 qytetarë të tjerë shqiptarë me kombësi shqiptare, ndër të cilët edhe disa kryebashkiakë të partisë time, që sot janë të paraburgosur nën akuzat e të njëjtit organ, me vendime identike të të njëjtave gjykata?!”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë sonë ndalet edhe në nje mesazh për homologun e tij grek, Kariokis Mitsotakis për të cilin tha se ‘ky politizim i një çështjeje të drejtësisë shqiptare mund t’i shkonte skenarit të një filmi sarkastik për marrëdhëniet ndërshtetërore në një Ballkan të denjë për stereotipin e vet të vjetër të përplasjeve “kush jam unë e kush je ti!”. Megjithatë Rama kujdeset të shprehet se marrëdhëniet me Greqinë janë vllazërore. “Unë nuk e kam fshehur mendimin tim shumë pozitiv, e as ndjenjat e mia shumë miqësore për kryeministrin Mitsotakis. Tek ai kam parë qysh në fillim një lider modern europian dhe kam gjetur në vazhdimësi një njeri të admirueshëm. Nuk kam ndërmend t’i fsheh mendimin e ndjenjat e mia as sot, kur kolegut të nderuar e mikut tim të dashur Kyriakos, do t’i duhet të lexojë opinionin tim të mirëformuar dhe të mirëinformuar, i cili nuk përkon gjëkundi me opinionin e miqve protestues. Për mua, ky politizim i një çështjeje të drejtësisë shqiptare, deri në pikën që të organizohet një protestë këtu në Shqipëri nga autoritete të zgjedhura në Greqi, ndër të cilët as më shumë e as më pak, po edhe kryebashkiakët e dy qyteteve më të mëdha të Greqisë, mund t’i shkonte skenarit të një filmi sarkastik për marrëdhëniet ndërshtetërore në një Ballkan të denjë për stereotipin e vet të vjetër të përplasjeve “kush jam unë e kush je ti!”, po jo realitetit demokratik të fqinjësisë europiane, mes një vendi anëtar të BE-së dhe një vendi që aktualisht negocion anëtarësimin në BE”, shprehet kryeministri Rama. Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale në dyshimin e “korrupsionit aktiv në blerjen e votave”. Prokuroria dyshon se Beleri dhe disa bashkëpunëtorë të tij do të jepnin 40 mijë lekë të reja për të marrë 8 vota në favor të tij, ndërsa “ndërmjetësit” do i jepeshin edhe 300 euro. Ndërhyrja u krye në momentin që u mendua se kishte ndodhur shkëmbimi i parave, por pavarësisht këtyre dyshimeve në paratë e sekuestruara që shërbejnë si provë nuk janë gjetur shenjat e gishtërinjve të Belerit. Gjithashtu nuk ka edhe pamje filmike që vërteton një shitblerjen e votave, por prokuroria është e bindur se me provat që disponon vërtetohet se Beleri ka shkëbyer komunikime telefonike dhe verbale për të siguruar tetë vota kundrejt shpërblimit. Pavarësisht se çështja tashmë është në duart e drejtësisë pala greke dhe opozita pretendon se arrestimi i tij është politik dhe i nxituar nga kreu i qeverisë. Për këtë çështje janë vënë në dijeni edhe përfaqësues të Parlamentit Euriopian ng apala greke e cila pretendon se “sulmi ndaj Belerit është bërë pasi është përfaqësues I minoritetit grek që jeton në Shqipëri”. Madje shkojnë me tej duke kërcënuar se do të bëhen pengesë me veton e tyre për të mos lejuar Shqipërinë në procesin e integrimit në BE.
Beleri-Ramës: Lirinë nuk na e keni dhënë ju, e kemi në gjak!
Pas qëndrimit të Ramës reagoi nga qelia e burgut edhe kreu I arrestuar I bashkisë Himarë Fredi Beleri. Dukshëm I “vetëvlerësuar” nga protesta e mbajtur për të, ku u “shkul aAthina zyrtare për të protestuar në Himarë, Beleri i ktheu përgjigje edhe Ramës. Ai u shpreh se “në cdo rast, para se te arrestohej nje prej te tijve, kryeministri e ka ditur para, dhe e ka shkarkuar apo larguar nga karrigja ngjitur tij, gjithe publiku i di rastet, para se te arrestohen te tijte, merret leje dhe i jepet kohe te beje deklaratat justifikuese paraprakisht, pergjegjesia eshte individuale”. Ai theksoi se shumë nga të zgjedhurit apo miqtë e kreut të qeverisë sot janë në burg, duke shtuar se “por asnje prej tyre per krime zgjedhore, por per krime qe kane te bejne me shperdorime fondesh publike ne permasa gjigande, qe cuditerisht i benin pa ditur gje Kryeministri, megjithese ka qene ne karriken ngjitur me ta kur hidheshin firmat”. Kryebashkiaku i Himarës, i cili fitoi nga qelia zgjedhjet, theksoi se është i vetmi që është dënuar për krime zgjedhore në 33 vite. Beleri komentoi protestën duke iu drejtua Ramës se “sa per lirine e shprehjes qe himariotet ushtruan dje, nuk na e keni dhene Ju z.Kryeminister, por ka lindur me ne dhe eshte mbrojtur me gjak”. “Sa per pronat e bregut, nuk fshihesh dot pas gishtit, qe ia drejton gjithkujt, vetem nga vetja nuk e kthen z. Kryeminister, punonjesit e tu ne kadaster i detyrojne pronaret e ligjshem t’u shesin pronat qe t’ua regjistrojne. Te te kujtoj nje shokun tend qe shkarkoi 5-6 shefa kadastre ne Vlore qe te mos i regjistronin pronen te zotit se e kishte piketuar ai per investime strategjike”, shtoi kryebashkiaku i Himarës.