Financial Times: Turistët po vërshojnë në resortet me kosto të ulët të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria këtë vit ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare për numrin e madh të turistëve që po e vizitojnë.

Këtë herë është “Financial Times” që i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë me titullin “Italia e vogël: turistët vërshojnë në resortet me kosto të ulët të Shqipërisë”.

Në shkrim thuhet se italianët, por jo vetëm po zgjedhin që pushimet verore t’i kalojnë në plazhet, malet e Shqiëprisë. “Financial Times” shkruan se italianët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të motit ekstrem dhe kanë zgjedhur Shqiëprinë për shkak të çmimeve të ulta.

“Shumë pushues në Shqipëri janë italianë që i kanë shmangur udhëtimet brenda vendit. Mediat tradicionale në Itali e kanë cilësuar gjithashtu Shqipërinë si destinacionin “it”, duke lavdëruar plazhet e saj me rërë fildishi si Karaibet e Evropës.

Ndërsa çmimet janë rritur në Itali, turistët ndërkombëtarë janë joshur nga kostot më të ulëta shqiptare për çdo gjë, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët. Agjencia Federale e Statistikave të Gjermanisë zbuloi së fundmi çmimet e restoranteve dhe hoteleve në Shqipëri ishin 56 për qind më të ulëta se ato të Gjermanisë – duke e bërë atë destinacionin më të lirë të pushimeve në Evropë.

Disa blogerë udhëtimesh italiane kanë promovuar gjithashtu udhëtime në Shqipëri, vetëm një “shëtitje me traget të lirë” larg”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e “Financial Times”./nsh

Të fundit

FOTO: Rinumërimi i votave, KAS edhe ‘bufin’ ia quan të vlefshme Ramës

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën, por ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët...

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

Gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin...

Pogba më në fund “ribëhet” futbollist, Neymar firmos kontratën e re

Lëvizja interesante shihen në të gjitha ligat kryesore në Evropë në këtë periudhë merkato, ku natyrisht Anglia dhe Italia janë ato të cilat po...

Përfshihet nga flakët makina në Unazën e Madhe, automjeti shkrumbohet nga zjarri

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhë në Tiranë, pranë një karburanti në zonën e Saukut. Bëhet me dije se shoferi i...

Tragjike në Devoll! U rrëzua nga shkallët e banesës, ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Devoll, ku një 87-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në banesën e tij në...

Lajme të tjera

Web TV