Pse ishulli i Hawaii-t u godit aq rëndë nga zjarret?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë këtyre ditëve pamje të shumta kanë qarkulluar të shkatërrimeve masive që zjarret kanë lënë në Hawaii, SHBA. Por pse ndodhi që ishulli i vogël i paqësorit të prekej kaq rëndë nga zjarret? Një artikull në “New York Times” bën një pasqyrë të situatës dhe ajo që del nuk është aspak e papritur: fajin e kanë Ndryshimet Klimaterike. Që nga viti 1990, reshjet kanë rënë me 31% në sezonin e lagësht dhe 6% në sezonin e thatë: një nga arsyet pse ndodh kjo është ndryshimi i fenomenit meteorologjik “La Niña”, i cili që nga vitet 1980 ka filluar të jetë më i dobët. Një faktor tjetër përcaktues është rritja e temperaturës së ajrit, e cila ka bërë që retë të hollohen dhe për rrjedhojë të sjellin më pak shi. Përveç kësaj, stuhitë e mëdha janë zhvendosur më në veri, duke ulur sasinë e ujit të shkarkuar në Ishujt Hawaii-t.

Të gjithë këta faktorë kanë të ngjarë të lidhen me rritjen e temperaturave, shpjegon shkencëtarja klimatike Abby Frazier. Sipas të dhënave më të fundit, gati 16% e qarkut Maui është prekur nga thatësira ekstreme dhe afërsisht 20% nga thatësira mesatare. Ulja e reshjeve ka shkaktuar nga ana tjetër rritjen e temperaturave, të cilat janë rritur me gati një gradë Celsius në 100 vitet e fundit. Disa bimë vendase që nuk i rezistojnë mirë zjarreve janë shkatërruar dhe që nga vitet 1990 plantacionet e kallam sheqerit kanë rënë në disa zona dhe toka ka pushuar së ujitur. Në vend të bimësisë dhe plantacioneve vendase, janë rritur lloje të reja barishtash pushtuese, më rezistente ndaj zjarreve dhe mbi të gjitha lehtësisht të ndezshme, të cilat kanë ndihmuar që zjarri të përhapet më shpejt.

Lexo edhe :  10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

Të gjithë këta faktorë u përforcuan në fillim të gushtit nga ardhja e uraganit Dora, i cili, pavarësisht se kaloi qindra mijëra kilometra larg nga bregu i Mauit, shkaktoi erëra prej gati 100 km/h, të cilat ndezën zjarret. Ndërsa temperaturat e ajrit dhe oqeaneve rriten, ngrohja globale bën që uraganet të bëhen më të forta: “Erërat e thata dhe të fuqishme nxisin zjarret – është pjesë e një tendence afatgjatë të lidhur drejtpërdrejt me ndryshimet, me ndryshimin e klimës që ka një ndikim të madh në këto ishuj”, përfundon Josh Stanbro, zyrtari kryesor (drejtori për qëndrueshmërinë urbane) në Honolulu.

Zjarret në këtë zonë kanë ndezur debat të ashpër dhe në politikën amerikane, ku Republikanët kanë sulmuar vazhdimisht presidentin Biden për mos angazhim në këtë çështje dhe mos marrje me seriozitetin e nevojshëm problematikën e krijuar për banorët.

A. S

Të fundit

Vjosa Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e...

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 korrikut. Hetuesit kanë...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

Lajme të tjera

Web TV