Emigrantët revoltohen nga pritjet në kufi/ Radhë kilometrike në Kapshticë e Qafë Thanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe dita e dielë ka shënuar radhë të gjata në kufirin me Greqinë. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës shënohet fluksi i lartë lëvizjeje, njëjtë si dhe ditën e djeshme.
Radhët vijnë për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve që duan të rikthehen në vendin ku ata jetojnë e punojnë, ndërkohë që dogana shqiptare po punon me kapacitet maksimal.

Nga ana tjetër pala greke punon vetëm me dy sportele, duke bërë që të rikthehen orët e gjata në pritje për tu larguar nga vendi pas pushimeve për emigrantët shqiptarë.

“S’ka fare, nuk ka logjikë. Të rrimë të presim ne këtu nga 20 orë të kalojmë doganën. Kjo ka 20 e ca vjet që bëhet kjo gjë. Kam një orë e ca që rri pres radhën dhe nuk e di çfarë bëhet këtu”, u shpreh një prej emigrantëve që priste të largohej drejt Greqisë.

Për datën 19 gusht në këtë pikë kufitare rezulton se kanë dalë nga Shqipëria 5862 shtetas, ndërsa kanë hyrë në vend 4163 persona.

Fluks të shtuar lëvizjeje ka pasur edhe në doganën e Qafë Thanës, nga e cila kanë hyrë 5021 persona dhe kanë dalë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, 3684 shtetas./E.T

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV