GJKKO kërkon të ndërpritet kontrata e koncensionit të sterilizimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar ndërprerjen e koncensionit të sterilizimit.

Kjo kërkesë vjen pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka probleme dhe shkelje dhe është kërkuar që të ndërprehet kontrata para afatit kohorë.

Konkretisht, gjykata i kërkon ILDKP-së “marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare datë 2 dhjetor 2015 të lidhur mes Ministrisë së Shëndëtësisë, përfaqësuar nga Ministri Z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë “SaniService” sh.p.k. të përfaqësuar nga administrator Admir Daca. Ky i fundit, rezulton administrator i kompanisë fituese të koncesionit, e cila është një bashkim kompanish, konkretisht: “Investital LLC”, me pronar Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve, SERVIZI ITALIA S.P.A, 30%, Tecnosanimed 15% dhe U.JET 15%.

Rrapaj dhe Staccini janë pronarë të shoqërive “Investital L.l.c dhe Servizi Italia S.p.a dhe Tecnosanimed S.r.l dhe U.Jet S.r.l dhe Admir Dacit administratorit të bashkimit të përkohshëm të këtyre shoqërive në ‘SaniService sh.p.k” me të cilën në dhjetor 2015, u firmos marrëveshja koncesionare 100 milionë dollarëshe me afat 10 vjeçar dhe tani kërkohet që kjo kontratë të ndërpritet.Kujtojmë që kallëzimi penal është bërë në Dhjetor 2019 nga Nisma Thurje dhe SPAK thotë se më 13 Janar 2020 ka regjistruar procedim penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK bën me dije se nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave (deri në këtë fazë të hetimit) me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme me vendimin nr.49 akti datë 23.06.2023 lëshoi 8 urdhër arreste për Klodian Repajn, Ilir Rrapajn, Marsela Serjanaj, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Të fundit

Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi...

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës...

Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti...

1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e...

Aeroporti i Vlorës hyn në fazën e fundit të punimeve

Brenda pak ditësh përfundon shtrimi i pistës 3.2 kilometra të gjatë të përshtatshme, nga më të mëdhatë në rajon për tu ulur edhe avionë...

Lajme të tjera

Web TV