Një çorbë ballkanase në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Pika e fundit e deklaratës së përbashkët të vendeve ballkanike të thirrura në një takim informal në Athinë me rastin e 20 vjetorit të Samitit të Selanikut, kërkon një qëndrim të ri të BE për perspektivën evropiane të Ballkanit.

Por nëse i hedh një sy problematikës së kësaj mbledhjeje shikon se jo vetëm vendet e Ballkanit por dhe mikpritësja e tyre Greqia sillet si një vend ballkanik në raport me rajonin.

I vetmi lajm që prodhoi ky takim ishte përjashtimi i Shqipërisë nga mikpritësi i takimit. Përjashtimi, i cili lidhet me një konflikti që ka kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës me drejtësinë shqiptare, u ngrit nga Greqia zyrtare në nivel politik dhe shtetëror, duke përjashtuar Shqipërinë nga ky takim.

Do të mjaftonte ky fakt që të binte që në minutën e parë fryma evropiane e takimit. Vlerat dhe standardet e një vendi evropian, nuk përjashtojnë kryeministra nga takimi për probleme gati personale. Ai mund ta ftonte Edi Ramën dhe të ballafaqohej aty me problemin që mendon se ka çështja Beleri. Por kur e përjashton natyrisht që sillesh si një ballkanas i vogël.

Nën këtë frymë rivalësh ballkanike dhe probleme fqinjësh pastaj u zhvillua i gjtihë takimi.

Presidenti serb i premton armë presidentit Ukrainas më qëllim që të mos njoh Kosovën, kurse Kryeministri i Kosovës, i kërkon Greqisë dhe Ukrainës të njohin Kosovën ndryshe do kenë punë me të pastaj.

Kryeministri i Maqedonisë dhe i Malit të Zi i ankohen Vuçiqit se i ka kërcënuar ministri i mbrojtjes i Serbise, pse kanë njohur Kosovën dhe ai u kërkon falje, dhe kështu ka vazhduar gjithë takimi.

Presidenti i Kroacisë pastaj kritikon ashpër Athinën për çeshtjen Beleri dhe sherri vazhdon.

Lexo edhe :  Qarku Durrës, rekord për mbërritjen e votave nga diaspora deri më sot

Pra në një takim ku mikpritësi ka ngjyrosur tavolinën e takimit “evropian” si një ballkanas, duke bërë lajm përjashtimin e Shqipërisë, natyrisht nuk mund të pritet që gjithë fryma e bisedimeve të tjera të jetë evropiane.

Dhe në fakt kjo është tabloja e vërtet e Ballkanit, madje dhe e evropianëve të vetëm të ballkanit, që janë më shumë ballkanas se evropianë kur bëhet fjalë për raportet me fqinjët.

Të fundit

Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Më 25 prill 2021, shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Përballja ishte mes Edi Ramës, kryeministër dhe kryetar i Partisë...

Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë

Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione, për të përjetuar atmosferën lokale...

Zgjedhjet, ky është parashikimi final i “Fjala.al” për shpërndarjen e mandateve

Teksa jemi tri ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, "Fjala.al" përcjell parashikimet e redaksisë për rezultatet sipas qarqeve. Kjo është prognoza jonë për 11 majin: SHKODRA...

Real Madrid apo Bayern, ku do të shkojë Wirtz? Gjermani flet për Sports Illustrated

Florian Wirtz nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen, edhe pse mediat gjermane e quajnë të kryer se në verë ai...

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Alternativat që mund të pasojnë Françeskun

Ndërsa sot vijon dita e dytë e konklavës, ka disa kandidatë që janë pretendentë për të pasuar Papa Françeskun. Kardinali afrikan Robert Sarah hyri në...

Lajme të tjera

Web TV