“Quo Vadis Europa?”, Xhaçka: BE të përcaktojë një afat kohor të integrimit të rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Quo Vadis Europa?” me ftesë të Përfaqësuesit tëLartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Gjatë fjalës së saj, në sesionin “Zgjerimi dhe Fqinjësia/ Ballkani Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, Ministrja Xhaçka theksoi se kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë e zgjoi Bashkimin Evropian dhe e detyroi atë të mendonte strategjikisht sa i përket çështjes së zgjerimit.

“U desh një luftë, por sot BE-ja është e përqendruar si kurrë më parë dhe po tregon vullnet për të vepruar në mënyrë strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor. Ka një ndryshim real në qasjen e BE-së ndaj rajonit, i cili mund të shpresojmë se do të zgjasë dhe do të bëhet konkret në të ardhmen”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Ajo theksoi se BE duhet të japë një sinjal të qartë duke përcaktuar një afat kohor paraprak të integrimit të rajonit, gjë e cila sipas saj, do ofronte një kornizë dhe një objektiv të qartë se çfarë dhe kur duhet arritur.

“Shpresojmë që BE-ja do të punojë me ne për konvergjencën ekonomike dhe sociale sepse pa e ndihmuar rajonin të ngushtojë hendekun e zhvillimit që vitet e fundit është zgjeruar, vështirë se do ta arrijmë atë më tej në rrugën drejt BE-së. E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishmja, dua të theksoj nevojën për mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi nga partnerët tanë evropianë dhe një angazhim nga ana e tyre se zgjerimi do të bazohet në merita”, nënvizoi kryediplomatja shqiptare.

Në konferencën e organizuar në Snatander të Spanjës marrnin pjesë liderë politikë nga shtetet anëtare të BE-së, Ukraina dhe vende të tjera kandidate, eurodeputetë, profesorë universiteti dhe ekspertë për çështjet më të rëndësishme gjeopolitike.

Të fundit

48-vjeçari që kultivoi kanabis në Krujë vihet në pranga, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar një 48-vjeçar dhe...

‘Rrezikon’ mandatin e dytë në rast rinumërimi, Shehaj bën një kërkesë zyrtare

Partia “Mundësia”, mbasi ka siguruar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar njohjen si...

“I dashur Sali”, Rama i shkruan letër Berishës: Falë teje, Shqipëria bëhet mbretëri

I dashur Sali, Nuk gjej dot fjalët për të të shprehur mirënjohjen time për gjithçka që ke bërë në muajt e fundit. Pa ty, unë...

Del prapaskena: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht deklaratave të tij se ishte kundër drogave të paligjshme. New York...

Analizat finale: Fëmijët në Gramsh u helmuan nga salmonela në vezë

Helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin e Gramshit rezulton se ka ndodhur për shkak të konsumimit të vezëve me salmonelë. Instituti i Sigurisë...

Lajme të tjera

Web TV