Hoqi dorë nga kafeja, Adele rrëfen fazën e vështirë që iu desh të kalonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se është një nga artistet më të njohura në botë dhe kthen në hite çdo këngë që publikon, Adele duket se nuk ka kaluar momentet e saj më të mira kohëve të fundit, siç ka rrëfyer edhe ajo vetë.

Këngëtarja britanike ka treguar se ka qenë e varur nga kafeja dhe se lënia e saj ka qenë më e vështirë nga sa mendonte.

35-vjeçarja ka pranuar se ka hequr dorë nga kafja, proçes i cili nuk ka qenë dhe aq i lehtë për të.

“Më dukej sikur po bëhej luftë në kokën time. Këtë javë vendosa të ndaloj së piri kafe dhe kam pasur migrenë gjatë gjithë javës. Kisha një dhimbje koke të tmerrshme për dy ditë” tha fillimisht Adele.

“Ishte sikur po bëhej një luftë brenda kokës sime. Ishte më e vështirë se të lija duhanin, më e vështirë se kur dëshiron të lini alkoolin.”

Megjithatë, këngëtarja tregon se pavarësisht dhimbjeve dhe shqetësimeve të ditëve të fundit, ajo nuk dëshiron të dorëzohet në gjysmë të rrugës.

Ndër të tjera, Adele pranoi një moment se dhimbja u largua kur ajo ishte në skenë. Sipas saj, janë dy substanca që truri i saj i ka përvetësuar në të njëjtën mënyrë.

“Kafeina dhe adrenalina duhet të jenë e njëjta gjë, sepse në momentin që u ngjita në skenë dhe të gjithë filluan të më këndonin, dhimbja e kokës u largua pak”./E.Ç

Të fundit

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake: Krijimi i Konfederatës së Rinit

13 Korrik 1806 Më 13 korrik 1806, gjashtëmbëdhjetë shtete gjermane shpallën shkëputjen e tyre nga Perandoria e Shenjtë Romake dhe formuan një aleancë të re:...

Lajme të tjera

Web TV