Ndiheni të lodhur gjithë kohën? 10+ arsye pse ndodh kjo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur trupi dhe mendja jonë në sinkron me njëra-tjetrën dhe të shëndetshëm, ne ndihemi plot energji. Por, na ndodh të gjithëve! Ka ditë ose periudha të caktuara të vitit që ndihemi të lodhur, pa dëshirë për të bërë gjëra dhe pa motivim. A ka arsye misterioze që fshihen pas kësaj?

Nga faktorët shëndetësorë, tek orari i gjumit apo stili i jetesës ka shumë arsye që na bëjnë të ndihemi të lodhur gjatë gjithë ditës. Ja 11 prej tyre:

Dehidratimi

Dehidrimi është një nga shkaqet më të zakonshme të lodhjes. Shenja të tjera mund të jenë dhimbja e kokës apo paaftësi për t’u përqëndruar. Pini sa më shumë lëngje gjatë ditës.

Gjumë i pamjaftueshëm

Përpara se të gjeni arsyet e lodhjes, hidhini sytë nga vetja: a po flini shtatë deri në tetë orë çdo natë? Flini herët dhe ndiqni një rutinë të rregullt që ndikon në një gjumë të qetë gjatë natës.

Alkooli

Pirja e alkoolit para gjumit na bën të humbasim gjumin kryesor REM (gjendja e zakonshme e gjumit). Gjithnjë e më shumë studime po vërtetojnë lidhjen e alkoolit me trurin dhe ndikimin në humor, mirëqenien fizike, etj. Alkooli ka efekt negativ në gjumin tonë.

Abuzimi me kafeinën

Ashtu si alkooli, kafeina mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. Dietologia Serena Poon tha për “Camille Styles” se: “Kafeina ka efekte nga pesë deri në 9,5 orë pasi pihet, kështu është mirë që ta konsumoni të paktën pesë orë para se të flini. Për të përmirësuar gjumin dhe për të mbajtur larg ankthin sasia e kafeinës duhet të jetë e moderuar”.

Apnea e gjumit

Njerëzit mendojnë se po bëjnë një gjumë të mirë gjatë natës, por nëse vuani nga apnea e gjumit, përjetoni ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes. Klinika Mayo thotë se: “Apnea e gjumit është një çrregullim serioz i gjumit sepse frymëmarrja ndalet duke çuar shpesh në ndërprerje të gjumit”.

Lexo edhe :  “E kaluara që na intrigon…”, Meri Shehu paralajmëron shenjat për javën e fundit të vitit

Ushqimet e gabuara

Të dhënat e studimeve tregojnë se ngrënia e më pak fibrave, më shumë yndyrnave të ngopura dhe më shumë sheqer gjatë ditës lidhet me një gjumë më të lehtë dhe më pak rigjenerues. Marrja e proteinave (vezë, peshk, mish, thjerrëza), yndyrnave të shëndetshme (avokado, arra) dhe karbohidrateve të mira(fruta, drithëra si quinoa dhe tërshëra) do bëjë që ju të merrni energjinë e duhur.

Anemia

Anemia nga mungesa e hekurit është një nga arsyet e zakonshme të lodhjes tek gratë, sidomos tek ato shtatzëna. Lodhje ekstreme, dobësi, dhimbje koke, duar dhe këmbë të ftohta janë vetëm disa nga simptomat.

Nuk bëni ushtrime mjaftueshëm

Ushtrimet fizike dhe djersitja japin më shumë energji gjatë ditës. Klinika Mayo tregon se: “Ushtrimet i japin oksigjen indeve tuaja dhe ndihmojnë sistemin kardiovaskular të funksionojë në mënyrë më efikase”.

Hipotiroidizmi

Tiroidja kontrollon se sa shpejt ose ngadalë trupi konverton lëndët ushqyese në energji dhe hipotiroidizmi do të thotë se ky funksion është nën nivel. Kjo çon në obezitet, dhimbje kyçesh, infertilitet dhe sëmundjet e zemrës. Lodhja është gjithashtu një efekt anësor i kësaj gjendjeje.

Alergjia

Nëse keni një alergji, mund të jeni në një cikël inflamacioni dhe lodhjeje të njohur edhe si “mjegulla e trurit”. Alergologu dhe imunologu Mark Aronica i tha klinikës “Cleveland” se: “Kjo ndjenjë është lodhje dhe shkaktohet nga inflamacioni kur trupi juaj përpiqet të kundërshtojë simptomat e alergjisë”.

Depresioni

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se depresioni ka simptoma fizike si dhe ato emocionale. Nëse jeni duke përjetuar simptoma të depresionit, të tilla si humor i dobët, humbje e oreksit, dhimbje koke apo lodhje, ndonjëherë këto shenja kërkojnë vizitë më të specializuar tek një mjek./E.Ç

Të fundit

Shqiptarët, më të shqetësuarit në rajon për inteligjencën artificiale

Shqiptarët janë më të shqetësuarit në rajon për dëmet që mund të sjellë inteligjenca artificiale. Një anketë e Këshillit të...

Kërkoi ndarjen dy javë pas martesës, zbulohet e shkuara e banores së BBV 4

Mirëpo, Briseida dhe historia e saj me Jorin nuk është edhe aq e panjohur për publikun. Rreth 2 muaj më parë Briseida ishte pjesë e...

Festat e fundvitit, trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra makina janë bllokuar në radhë. Ndërkohë trafik i rënduar...

“Vetëm ai s’do doja të kishte ikur”/ Egli shpërthen në lot për Redonin

Gili së bashku me djalin e saj, Redoni, kanë vendosur që të lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vendimin i pari e...

Nga 1 janari, abone falas për pensionistët. Fluks në njësitë bashkiake

Duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen, pensionistët e Tiranës do të kenë mundësinë të udhëtojnë falas në linjat urbane të kryeqytetit. Do...

Lajme të tjera

Web TV