Rusia sulmon Dnipron në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, plagosen 7 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën shtatë persona janë plagosur pas sulmeve me raketa ruse në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, tha të enjten një zyrtar ushtarak ukrainas.

“Ka pasur shpërthime të fuqishme në Dnipro në mes të natës. Armiku goditi qytetin me raketa. Njëra prej tyre u rrëzua,” tha Serhii Lysak, kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk.

Një objekt transporti u shkatërrua në sulmet ajrore dhe rreth një duzinë ndërtesash u dëmtuan duke përfshirë një bankë, një pikë karburanti, një hotel dhe një kompani bujqësore. Dy ndërtesa banimi dhe tubacione uji dhe gazi u dëmtuan gjithashtu.

Mes të plagosurve nga predha janë tre burra dhe katër gra, të moshës 32 deri në 55 vjeç. Gjashtë prej tyre u shtruan në spital dhe janë në gjendje të të qëndrueshme.

Sulmet shkaktuan gjithashtu një zjarr që më vonë u kontrollua nga autoritetet, sipas Mykola Lukashuk, kreu i këshillit të rajonit Dnipropetrovsk.

Të fundit

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Lajme të tjera

Web TV