Më 25 gusht të vitit 1609 Galileo Galilei u paraqet teleskopin e tij të parë ligjvënësve venecianë.
Galileo Galilei u lind më 15 shkurt 1564 në Piza; dhe vdiq më 8 janar 1642 në Arcetri të Firences. Ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si “babai i fizikës moderne”.
Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimit të tokës, të njollave diellore, Hënore, të sateliteve të Jupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.
Bazuar në përshkrime të pasigurta të teleskopit të parë praktik të cilin Hans Lippershey provoi ta shpikë në Holandë në vitin 1608, Galilio, në vitin pasues, bëri një teleskopë tri herë më zmadhim tri herë më të madh. Ai më pasi bëri verizionet të përmirësuara me deri 30 herë zmadhim. Me teleskopin galileian, vëzhguesi mund të shoh imazhe të zmadhuara të tokës – ishte si ajo që njihet si teleskop tokësor ose dylbi e fuqishme. Ai po ashtu mund të përdoret për ta vëzhguar qiellin; për kohën ai ishte nga ata që mund ta konstruktonte teleskopin mjaftueshëm të mirë për atë qëllim.
Më 25 gusht 1609, ai demonstroi një nga teleskopët e parë të tij. Publikimet e para të vëzhgimeve astronomike teleskopike i bëri në mars të vitit 1610 në një traktat të shkurtër të quajtur Sidereus Nuncius.
Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga kisha të cilët mendonin se po thoshte gjëra kundër kishës. Ai u akuzua për shkak se thoshte se toka sillej rreth diellit dhe në fund të kësaj akuze ai u përgjigj “Megjithatë rotullohet”
Kalendari
1609 – Galileo Galilei u paraqet teleskopin e tij të parë ligjvënësve venecianë.
1814 – U dogj Washington, D.C. dhe u shkatërrua Shtëpia e Bardhë nga forcat britanike.
1825 – Uruguai shpall pavarësinë nga Brazili.
1900 – U ndas nga jeta Friedrich Nietzsche, filozof gjerman
1908 – u Lind Ihsan Toptani, veprimtar i çështjes kombëtare dhe gazetar shqiptar.
1991 – Bjellorusia shpall pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik
Lindje