Moti i keq mbërthen sërish vendin fqinj/ Stuhi shkatërrimtare në veri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një muaj qetësi dhe moti i keq me stuhi të furishme mbërthen sërish Italinë.

10 stuhi gjatë 24 orëve të fundit në veri raportojnë mediat vendase. Tendat dhe çatitë e shkatërruara, pemët e rrëzuara dhe linjat e deformuara të tramvajëve janë fillimi i një jave që do të shkaktojë dëme, thonë zyrtarët, që kanë lëshuar alarmin portokalli në disa qytete.

10 persona janë lënduar në Milano, si pasojë e sendeve që fluturonin në ajër nga era e fortë. Në mbi 100 raste, është kërkuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Të gjitha parqet, disa prej të cilave sapo ishin hapur pas dëmeve të stuhisë së 25 korrik, janë mbyllur.

Në Breshia, janë evakuuar banorët e një fshati pasi rritjes së nivelit të përroit.

Këtë të diel, stuhitë parashikohen në Lombardi dhe Liguria. Dukuritë, të cilat do të shoqërohen me rrebeshe të dendur, stuhi breshëri, erë të fortë dhe shkarkesa elektrike, do të shtrihen drejt lindjes sipas parashikimeve. Alarm i verdhë me rrezik për përmbytje është dhënë në  Piemonte, Trentos dhe Bolzanos, Veneto dhe Emilia-Romagna.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të gjithë Italinë. Por, teksa cikloni Rea do të sjellë mot të keq në rajonet qendrore-veriore, jugu do të jetë nën mbizotërimit e motit me diell./E.T

Të fundit

Vjosa Osmani: “Ju zbuloj kur mësuam veprimet e Serbisë në kufi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin...

Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë, e cila tentoi të vriste veten. Përmes një njoftimi,...

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United,...

Po vjen marrëveshja historike Britani-Gjermani, zbulohen detajet

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje dypalëshe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, e cila përfshin masa të reja për...

Gazetari rrezikon 5 vite burg sepse tha “populli nuk e do Erdoganin”

rokurorët turq kanë ngritur aktakuzë ndaj gazetarit të pavarur Fatih Altayli, duke kërkuar dënim me burg prej të paktën pesë vitesh, pasi deklaratat e...

Lajme të tjera

Web TV