Sterilizimi/Lekët u vodhën dhe tek synetlliku. Për një ndërhyrje prihen 3 fatura.(SKEMA)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Vjedhja e parave publike nga konçesionari i sterilizimit është kryer përmes disa formave, ku skema më e rëndësishm që ka sjellë mbifaturim të shërbimeve, është përdorur duke hapur kompani nënkontraktore.

Janë dhjetëra kompani të Ilir Rrapaj, italianit Umbro Staçini, gruas së tij Elizabetta, vëllait të Rrappaj, Mitatit dhe shumë drejtorëve të “Sani Service”, që kanë rrjepur para nga buxheti i shtetit, duke përdorur shërbimin e konçesionarit të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale.

Por “Ora Neës” ka mësuar se këto skema, nuk kanë qënë të vetmet forma, për të vjedhur paratë publike.

Pasi torta financiare në favor të konçesionarit është rritur pikërisht pas rishikimit dhe rinegocimit të konstratës konçesionare, që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, e kishte firmosur në datën 10 dhjetor 2015.

Rinegocimi i kontratës është bërë nga ministria aktuale e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka vendosur të bëjë pjesë të shërbimit të konçesionarit “Sani Service” dhe 8 mijë operacione që konsiderohen si mikrokirurgjikale.

Këto operacione si sinetlliku, apandesiti, heqja e një thoi dhe një nishani apo qoftë dhe mishi i huaj nga hunda, ishin jashtë skemës konçesionare, por u bënë pjesë e këtij shërbime me qëllim ritjen e përfitimit nga Ilir Rrapaj dhe njerëzit e tij që e rrethonin.
Për një operacion të kësaj kategorie, buxheti financiar i ministrisë së Shëndetësisë, u ngarkua me 100 mijë lekë të vjetra, çmim që ishte përcaktuar për çdo set kirurgjikal që hapej në bllokun operator.

Duke rritur numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale, rrjedhimisht ministria solli dhe rritjen kostove në buxhet dhe përfitimet tek “Sani Service”.
Por disa nga kirurgët e njohor të spitalit qëndror në Tiranë dhe spitaleve rajonale, gjatë fazës së marjes në pyetje, kanë treguar në SPAK, se vjedhja e parave nga buxheti i shtetit është kryer edhe përmes faturimit të dy ose trefishtë të një operacioni.

Lexo edhe :  Berisha: Në 10 vite janë larguar për shkak të varfërisë drejt BE-së mbi 1 mln shqiptarë

Sipas dëshmisë së kirurgëve, shumë probleme me mangësi të instrumentave të plotë në sete, janë shfaqur qëllimisht ose jo, nga konçesionari i sterilizimit.
Pasi për një ndërhyrje kirurgjikale, hapen dy ose tre sete me instrumenta për të plotësuar në total 1 set të vetëm. Por kjo gjë ka sjellë faturim trefish nga konçesionari, në një kohë që realisht është zhvilluar vetëm 1 operacion.

Dhe një skemë e tillë është kryer si për operacionet e rënda, ashtu dhe për ndërhyrjet mikrokirurgjikale.

Kategoria e seteve me instrumenta kirurgjikale për operacionet e rënda kushton 370 mijë lekë të vjetra, por në shumë raste buxheti i shtetit ka paguar konçesionarin “Sani Service” deri në mbi 1 milion lekë të vjetra për vetëm 1 ndërhyrje kirugjikale.

Nga të dhënat e bëra zyrtare në raportin vjetor, rezulton se vetëm në 2 vjet, koncesionari ka faturuar buxhetin për një shumë prej 3.6 miliardë lekësh, që është e barabartë me 36 për qind të vlerës së parashikuar fillestare të kontratës për periudhën 10-vjeçare.
Pas rritjes së pagesave në vitin 2018-n, si rrjedhojë e shtimit të ndërhyrjeve, Ministria e Shëndetësisë dha urdhër për kufizimin e operacioneve, duke e dhënë efektin në vitin 2019.

Të fundit

AKULL DHE LIBRA DHE STATUJA, POR DHE DISHEPUJ TË (PA)RREZIKSHËM…

Nga Visar Zhiti Ditë e ftohtë, akull shkurti… që thyhet si kujtesa… E nisa me “Kalendarin e Poezisë”, atë që...

Kush është Friedrich Merz, njeriu që pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë?

Friedrich Merz, i cili është në rrugë për t'u bërë kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, pas zgjedhjeve kombëtare, ka...

Berisha: Lajme të hidhura për Ramën, Mc Gonigal po kthehet

Ish kryeministri Sali Berisha i ka kthyer sytë nga Amerika duke e parë si mbështetjen më të fortë për tu kthyer në pushtet. Duket...

Rama “kritik” me SHBA-në, mungesa e Ukrainës në negociata, e padrejtë

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka komentuar bisedën me presidentin ukainas Zelensky, ndërsa theksoi se BE duhet të jetë unike në qëndrimet e...

SPAK-u nis kundërsulmin!

Prej ditësh Prokuroria Speciale SPAK është sulmuar nga të gjithë anët politike, veçanërisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ditën e djeshme...

Lajme të tjera

Web TV