‘Le Figaro’ jehonë rivierës shqiptare/ Vendet që s’duhen humbur nga ‘toka e Shqiponjave’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një shkrim të medias franceze ‘Le Figaro’, e cila i kushton artikull rivierës shqiptare.

Në syrin e një prej mediave më elitare franceze siç është “Le Figaro” Shqipëria është pa diskutim destinacioni i kësaj vere, duke iu servirur lexuesve një qëmtim. Të kujdesshëm të destinacioneve që përfshin shumëçka, dhe jo veç për pushimet verore, por me zonat e mbrojtura dhe sitet kulturore ofron zgjatjen e sezonit përtej verës, në një turizëm gjithëvjetor i cili është kthyer në realitet të prekshëm nga kushdo”, shkruan Rama

Në shkrimin e ‘Le Figaro’ thuhet ndër të tjera se  “vendi i Shqiponjave rishfaqet pa e humbur shpirtin”.

“Nga mbetjet e lashta të qyteteve mijëravjeçare e deri te hapësirat e ruajtura natyrore, Shqipëria është një vendi ideal për pushime të qeta.  Gërshetimi i arkitekturës italiane me atë komuniste ku nuk duhen lënë pa vizituar sheshi Skënderbej, xhamia e Namazgjasë apo Kulla e Sahatit. Më pas një udhëtim drejt Beratit që konsiderohet një mrekulli e trashëgimisë osmane, qyteti i 1 mijë dritareve i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pas tij, sugjerohet qyteti i gurtë i Gjirokastrës me kështjellën e saj mesjetare. Gazetarja sugjeron muzetë dhe vizitën në pazarin karakteristik por edhe thekson se është vendlindja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë, por edhe e diktatorit Enver Hoxha.

Në fund Saranda një vendpushim fantastik në Rivierën Shqiptare. Por “Le Figaro” sugjeron edhe një tjetër itinerar për lexuesit e saj. Nga Tirana drejt Pogradecit për të shijuar Linin dhe ujërat e liqenit të Ohrit. Më pas Rehova në Kolonjë për të dalë tek ujërat termale të Bënjës në Përmet. Udhëtimi mund të vijojë drejt Llogarasë dhe për të vijuar në bregdetin e Vlorës. Ajo që nuk mungon asnjëherë përveç ushqimeve tradicionale si byreku e rakia, është mikëpritja e pakursyer e shqiptarëve”, thuhet në artikull./e.t

Të fundit

‘Travel Radar’: Shqipëria, perla e fshehur europiane nën radarin e turistëve të huaj

Është koha për të vendosur Shqipërinë në radarin tuaj nëse jeni në kërkim të një vendpushimi mahnitës dhe me...

Kujtesë për artisten e madhe Vaçe Zela…..!?

“Mbretëresha e këngës” dhe “Nderi i kombit”  Kadri Tarelli Këto ditë shkurti, të gjitha mediat vizive dhe të shkruara, në krye të fjalës kishin, Vaçe...

Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat në panik: Ajo po vdes

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat...

“Zero Day”, jeta e dytë e De Niros si aktor i serialeve televizive

Ai luan në thrillerin politik, në Netflix nga 20 shkurti Në prag të ditëlindjes së tij të 82-të, Robert De Niro po përballet me një...

Analiza/ Pse Inteligjenca Artificiale kineze ka mahnitur botën?

Modelet e DeepSeek janë shumë më të lira dhe pothuajse po aq të mira sa rivalët amerikanë, shkruan The Economist “Modeli i arsyetimit”, një formë...

Lajme të tjera

Web TV