Asfaltohet “Rruga e Agallarëve” në Farkë/ Veliaj: Ky është mandati i investimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Rruga e Agallarëve” në Farkë është një tjetër rrugë e cila po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës. Kjo rrugë, do i shërbejë jo vetëm kësaj lagjeje, por edhe 3 fshatrave të Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe, duke i lidhur ato me Unazën e Madhe dhe Tregun e ri Agroushqimor.

Sipas Veliajt ky investim do të rrisë më tej vlerën e pronës.

Rruga e Agallarëve lidh dy zona të banuara të Farkës. Është një kreshtë në një kodrinë, ku shohim Tiranën, shohim kullat, shohim Tiranën urbane, pra është një lloj ballkoni, një kurriz mbi Tiranë. Por, ju garantoj se, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha investimet që kemi bërë në Farkë, ku kemi pasur 3-4-fishim të vlerës së pronës, me të mbaruar ky projekt, jam kurioz të matni sa ishte prona përpara se të bëhej Rruga e Agallarëve dhe sa është prona sot”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi gjithashtu se ky mandat është fokusuar në periferi.

Ajo që kam premtuar publikisht është, se ky do të jetë një mandat i periferive, i rrugëve kapilare, i rrugëve të lagjeve, i zonave kufitare, ku lidhet Fresku me Njësinë 4, ku lidhet Kombinati me lagjen “Rilindja”, (lagjen Nr.14), ku lidhet Shkoza me Njësinë 1. Po të shikoni, jemi duke punuar në zonat periferike. Ambicia ime është që ta lëmë këtë qytet me të njëjtin dinjitet investimesh dhe të njëjtën pastërti dhe të njëjtën cilësi infrastrukture si në qendër, ashtu edhe në periferi. Ndaj, besoj se këto investime që kemi bërë në zonën e Farkës, që kemi bërë në Vaqarr, që kemi bërë në Ndroq, që sapo bëmë në Zall Herr, me liqenin e bukur të Çerkezës, që me shumë gjasë do konkurrojë si ‘agallarët e vjetër’ edhe ‘agallarët e rinj’, sapo të ketë mbaruar dhe jetë konturuar dhe të fillojnë investimet e para. Unë besoj se kjo garë është e shëndetshme, është një garë për investime, një garë për ta çuar Tiranën përpara,” tha Veliaj.

Lexo edhe :  Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

Erion Veliaj nënvizoi se vetëm në Farkë, bashkia po punon në 3-4 kantiere të tjera, ndërkohë që kantieret më të mëdha janë ato arsimoret, ku këtë vit do të hapen për herë të parë 10 shkolla./ S.M

Të fundit

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u shndërrua në një skenë kaotike,...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Lajme të tjera

Web TV