”PD një biznes familjar”/ Sula: Po keqpërdoret sakrifica e demokratëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Dashnor Sula shprehet se partia po humbet shansin që të jetë një alternativë qeverisëse.

Për të lëvizjet e Bashës thellojnë përçarjen e PD-së, duke keqpërdorur sakrificën e demokratëve për interesa personale.

”Kushdo që ka të parën interesin e qytetarëve synon ta rrisë PD, kushdo që do ta trajtojë atë për interesa okulte financiare nuk I intereson se sa zvogëlohet partia por do ta përdorë atë si një instrument për të bërë edhe më shumë para pa firmosur as edhe një ditë në qeveri”,-shkruan Sula.

Reagimi i plotë 

Parti politike apo biznes familjar? Të dashur dhe të nderuar qytetarë dhe ju demokratë të angazhuar, po bëhen afro dy vite që Partia Demokratike është në situatën e saj më të vështirë. Është e përçarë që në kokë e deri në strukturat më të thjeshta. Arsyet tashmë i dimë.

6 marsi i vitit 2022 dhe 14 maj i këtij viti e tregoi me fakte dhe numra se Partia Demokratike nuk mund të kthehet në një forcë alternativë qeverisëse duke luftuar për një llokmë brenda saj. Edhe duke bashkuar votat e ndara mes vetes, opozita sërish nuk bën më shumë vota sesa partia në pushtet. Kjo situatë lips një opozitë më të fortë që të thithë edhe shtresën gri edhe të pakënaqurit.

-Me gjithë këto fakte e prova tronditëse duket se ata që janë shkaktarët e kësaj krize, nuk kanë nxjerrë mësimet por riciklohen dhe duket se duan ta shfrytëzojnë, sakrificën e demokratëve për interesa fitimprurëse personale.

-Ne, grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që në vendimet e para që kemi marrë jemi mbështetur te partnerët tanë, ndërkombëtarët, parimet e tyre. Këto parime na udhëheqin.

Lexo edhe :  PD rrezikon edhe në listën e mbyllur, dy deputetët "e sigurt" mund të mos marrin mandatin

– Të njëjtat standarte duket se nuk po ndiqen nga ai që më 9 shtator të 2021 inicioi përçarjen e më pas nuk i doli për zot vendimit që mori.

– Pasi bëri sikur dha dorëheqjen por në hije mbajti peng zhvillimet në PD, në pikun e vapës bëri sikur u rikthye fuqishëm. Por ndryshe nga sa iu kishte fryrë ata që I mban afër, nuk mori asnjë urim nga miqtë ndërkombëtarë. Mori urime dhe vlerësime kur dha dorëheqjen por jo kur u ‘kthye’.

– Nëse duhet të ndjekim të njëjtat standarte, këtë detaj do duhet ta vlerësojmë maksimalisht. (nuk ka ndodhur deri më tani)

– Përkundër interesave të demokratëve dhe shumicës së qytetarëve të cilët duan një opozitë alternativë më të mirë qeverisëse sesa kjo që është aktualisht po merren hapa që e zvogelojne Partine Demokratike ne nje biznes familjarë.

– Çdo mbledhje ne kundershtim me ‘kushtetuten’ tone partiake, statutin e PD nuk e forcon opozitën por zvogëlon atë. Kushdo që ka të parën interesin e qytetarëve synon ta rrisë PD, kushdo që do ta trajtojë atë për interesa okulte financiare nuk I intereson se sa zvogëlohet partia por do ta përdorë atë si një instrument për të bërë edhe më shumë para pa firmosur as edhe një ditë në qeveri./ S.M

Të fundit

“Kisha vënë bast”, Stresi zbulon takimin me Noizyn pas Zgjedhjeve

I ftuar në TAR, Stresi foli për karrierën e tij, planet e afërta muzikore dhe sigurisht, si gjithmonë kur...

Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Edhe Kolegji Zgjedhor i hapi dritën jeshile numërimit të votave të Greqisë, i cili vendosi të rrëzojë kërkesën e PD-së, duke lënë në fuqi...

Legjionari kuqezi Mario Mitaj shpallet kampion me Al Ittihad

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka fituar trofeun e parë në kampionatin arab, pasi skuadra e tij u shpall kampione. Mario Mitaj zhvilloi një...

Aksidenti në aksin Borsh-Fterrë, drejtuesi i makinës ishte vetë polici që humbi jetën

Një aksident që ndodhi ditën e djeshme në aksin Fterrë-Borsh të Sarandës ku një makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga, shkaktoi vdekjen e...

Vuçiç në Tiranë: Do na sulmojnë për Rusinë, por ka shpresë për zgjerimin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u tregua e ashpër ndaj Bashkimit Europian gjatë pjesëmarrjes në samitin e komitetit politik europian në Tirane. Teksa kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV