“Donin ta vrisnin në burg”/ Ngjela rrëfen historinë me Fatos Nanon: Hapa qelinë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Fatos Nano krijoi një parti moderne nga partia më konservatore e më ‘injorante’ e serës së majtë në Europë” ky është vlerësimi i avokat Spartak Ngjela për liderin historik, themeluesin e Partisë Socialiste i cili prej një jave vijon të jetë i shtruar në reanimacion.

Në një intervistë televizive Spartak Ngjela kujton takimin e parë me Fatos Nanon kur ishte në burg.

Nanon e kam takuar në burgun e Tiranës. Jo se kisha vajtur kastile për Nanon, shkova të takoja disa klientë. Ata më thanë që aty ishte Fatos Nano, hajde ta takosh. Nano fliste atje sikur ishte kryeministër. Fliste me shumë delikatesë e moral” tregon avokati.

Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

“Saliu e kishte burgosur me budallalliqe dhe gjykatë injorante që e akuzoi Nanon për vjedhje në favor të të tretëve. Edhe një student i vitit të tretë të juridikut do të qeshte. Se nuk ka vjedhje në favor të të tretëve. Ka bashkëpunim” kujton Ngjela.

Më pas 1994 lulëzimi i skemave piramidale dhe rënia e tyre në vitin 1997 që shkaktoi një revoltë të armatosur të nxitur nga opozita atëherë PS-ja kundër qeverisë me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Ngjela kujton se kur ishte ministër i Drejtësisë dhe si iu rrezikua jeta Fatos Nanos

“Kur u bëra ministër i Drejtësisë pata shqetësim të madh se më erdhën në zyrë gardianët e policët e burgut të Tiranës e më thanë se kemi harxhuar 40 mijë fishekë natën se na kanë sulmuar natën për të vrarë Nanon.

I thashë hap dyert e burgut dhe Nanon merre e çoje në shtëpinë e tij. Ishte me gjithë Ramiz Alinë të dy. Si do të mbaja unë përgjegjësi se kush do i vriste?! Ku e di unë çfarë hordhishë ishin në një kohë kur Shqipëria kishte humbur gjithçka. U hapën të gjithë burgjet.

Lexo edhe :  E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Doli Nano, i çova makinën time e çuan deri në shtëpi dhe i thanë deri këtu e kishte ministri përgjegjësinë tani je në shtëpi. Nano qeshi. Më pas u largua jashtë se ishte në rrezik.”

Pastaj kujton dhe reagimin e ndërkombëtarëve dhe përballjen me ta dhe sesi nxorri dekretin për të kthyer të gjithë të burgosurit edhe një herë në burg

Çështja ishte se u hapën burgjet. Ndërkombëtarët më kërkuan arsyen. Një shtet që nuk garanton dot jetën e të burgosurit i nxjerr në shtëpi. Ju e dini si ishte 1997. Më pas u qetësua situata.

Më pyetën cfarë do të bëjmë?
Nxorra një dekret në parlament. Ish të burgosurit që janë larguar nga burgu jo të arratisur por për shkak të gjëndjes së 1997-tës nëse kthehen në burg marrin 30% ulje të dënimit. Ata të OSBE-së më thanë gjetje.Erdhën të gjithë por morën 30 % e uljes së dënimit ama” kujton Ngjela gjatë intervistës për gazetarin e Report Tv Nertil Agalliu. / S.M

Të fundit

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet: Në 24 orë u raportuan 28 vatra

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

“Tirana, Kryeqendra e Shqiptarisë”, Veliaj ndan momente nga “Parada e Shqiptarëve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga Parada e Shqiptarëve e zhvilluar një vit më...

“Ka ndodhur një herë”, dëshmon në Gjykatë 36-vjeçari që akuzohet se abuzoi me të bijën

Në Gjykatën e Fierit është paraqitur sot, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe. Para trupit...

Misteri i vetëvrasjes, Ernest Heminguej gjendet i vdekur në shtëpi

2 korrik 1961 Leonard Veizi Mëngjesi i 2 korrikut 1961 zbardhi i qetë mbi peizazhin e Idaho-s, por brenda shtëpisë prej guri në Ketchum, heshtja u...

2 korrik 1994: Ramiz Alia dënohet me 4 vjet burg për shpërdorim pushteti

Më 2 korrik 1994, në një ngjarje që simbolizoi përballjen e Shqipërisë post-komuniste me të kaluarën e saj, ish-presidenti komunist Ramiz Alia u dënua...

Lajme të tjera

Web TV