A e kaloi rrezikun për jetën? Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Nanos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje janë raportuar mbi gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili prej disa ditësh ndodhet në një prej spitaleve private në Tiranë.

Sipas News24, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit ka një përmirësim të lehtë, ndërkohë që mjekët kanë realizuar një ndërhyrje kirurgjikale për ti lehtësuar frymëmarrjen.

Sipas burimeve që i referohet televizioni në fjalë, rehabilitimi shëndetësor mbetet i vështirë dhe i ngadalshëm.

Mjekët i kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale në trake duke i vendosur një tub plastik, që po e ndihmon në furnizimin me oksigjen.

Ditët e fundit shëndeti i ish-Kryeministrit ishte rënduar dhe për pasojë ai ndodhej në reanimacion, ku ishte intubuar.

Duket se ndërhyrja, e cila thuhet se i ka lehtësuar frymëmarrjen, synon nxjerrjen nga intubimi të ish-Kryeministrit, për të shpresuar më pas në një përmirësim gradual të gjendjes shëndetësore.

Fatos Nano po përballet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive.

Ish- kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë./ S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV