‘Kam më shumë b*le se disa burra që kam njohur’/ Dea jep mesazhin për të gjitha vajzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam lodhur duke parë vajza shumë të forta, që e zvogëlojnë veten për t’u përshtatur dhe për t’u pëlqyer”, kwshtu ka zgjedhur tw shprehw mendimin e saj, mbi vajzat qw paragjykohen nw shoqwirinw tonw Dea Mishel.

Ish-banorja e BBV ka dhënë një mesazh shumë të fortë me anë të një postimi në Instagram ku flet për veten dhe për të gjitha vajzat që gjykohen në shoqërinë tonë.

Ajo shkruan se në jetë e ka arritur çdo gjë vetë, por sërish është përballur me paragjykime se prapa arritjeve të saj fshihet një mashkull dhe kjo nuk është aspak e vërtetë.

Dea shprehet se ka zgjedhur të jetë një vajzë e lirë, e pathyeshme dhe që të gjitha mundësitë po ja krijon vetë vetes.

Postimi i plotë i Deas:

“Është e çuditshme se si që nga 1400 vazhdojmë t’i quajmë gratë e forta, kërkuese, të vendosura, ‘shtriga’. Sikur mundësia e një gruaje për të arritur qëllimet e saj të krijohej vetëm nëse ndihmohej nga e mbinatyrshmja.

Duhet të kesh bërë një pakt me djallin, se s’mund të jesh kaq e pathyeshme. Një mashkull përballë teje mund të gabojë, po ‘s’ka gjë se është i mirë nëse e njeh’, ose ‘i falet se ishte nervoz’, ndërsa kur një grua gabon, është k*rvë, shtrigë, e ligë. Ndërkohë, ti si grua shkon në ferr se ke një mendim tëndin ose se ke krehur flokët keq një ditë.

Ndjej që gjatë gjithë karrierës time gabimet e mia janë parë me lupë, ndërsa arritjet e mia janë pickuar për t’u shpërbërë deri në asgjë, nga duar manjakësh që s’duan të pranojnë që një vajzë ‘bionde’ mund të krijojë diçka. Për 9 vite, zgjohem çdo ditë dhe punoj shumë. E kam bërë çdo gjë vetë, çdo ditë të jetës sime, vetëm.

Çfarë kam dëgjuar ka qenë ‘jo ka babin’, ‘dyshohet për një lidhje’. Është gjithmonë një mashkull imagjinar. Dhe vërtet është gjithmonë një mashkull për të të prishur punë. Një mashkull që të merr punën, ose ia jep vendin e punës asaj me të cilën bën seks, një mashkull që futet mik për të vënë gruan në vendin e punës që meritoje ti, një mashkull që gjithsesi nuk gjykohet kurrë.

Lexo edhe :  Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin, si është marrëdhënia e tyre sot?

Ju se imagjinoni dot sa herë kam qarë në dhomën time sepse s’kam marrë atë që meritoja, prej një burri. Në të vërtetë, kushdo që më ka ndihmuar në jetën time ka qenë grua, rrallë herë një burrë më ka hapur rrugë.

Jam lodhur duke parë vajza shumë të forta, që e zvogëlojnë veten për t’u përshtatur dhe për t’u pëlqyer. Dhe unë lodhem, dhe them për çfarë po e bëj këtë? Dua që një ditë të zgjohem burrë. Kërkoj shumë. Dua shumë dhe dua ta arrij të gjithën vetë. Kam më shumë b*le se më shumë burra që kam njohur dhe mbase po të isha burrë, mund të më lavdëronin për këtë.

Por jam vajzë, jam e pacipë, ‘si guxoi ajo shtriga’. Pastaj kujtohem, ka vajza të tjera si unë. Si unë kur isha 18 vjeç dhe fillova dhe s’dija ku po shkoja me jetën time. Kisha vetëm një ëndërr dhe çdo njeri kundër. Si unë kur s’bëj dot kompromise. Si unë që s’bëhem dot hija e një burri për të ecur para.

Si unë që kam dëgjuar çdo lloj ofendimi të ndyrë dhe vazhdoj me veten, sepse është e vetmja gjë që kam, që më ka mbajtur, që më ka ndihmuar të eci para. Si unë që qaj shumë, po nuk injoroj asnjë lloj loti. Si unë që më duket se duhet të punoj 10 herë më shumë për të arritur diçka të thjeshtë.

Si unë që s’kam bërë akoma çerekun e asaj që ëndërroj. Por, që në fund arrij ta llastoj veten. Si unë që krijoj mundësi për veten më shumë se ç’do bënte ndonjëherë ndonjë burrë për mua. Si unë që s’kam nevojë për asnjë. Si unë që në fund të ditës, jam përsëri e bukur. Se kështu vendos unë. Sepse unë jam e lirë, e pathyeshme, krijuese, ‘shtrigë’!

Të fundit

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 27 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet...

Sektori i bujqësisë në tkurrje për të pestin vit! Si po ndikon në ekonominë e vendit

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë. Të...

1980 – Tragjedia e Ustikës me 81 të vrarë: rrëzimi dhe misteri i Itavia Flight 870

Më 27 qershor 1980, avioni civil Itavia Flight 870, një DC-9 që po udhëtonte nga Bolonja drejt Palermos, u rrëzua papritmas mbi Detin Tirren,...

Temperaturat deri në 38 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë mbeten kryesisht...

Lajme të tjera

Web TV