Numrat/ Opozita në Parlament, Basha sfidon grupin Berisha-Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nisje të sesionit të ri parlamentar opozita vjen edhe më e copëtuar ngase ishte. Lulzim Basha me rikthimin si kryetar i PD-së zyrtare synon të mbajë numrin më të madh të deputetëve opozitarë në Parlament, duke kërkuar edhe ndihmën e aleatëve, si të kreut të LZHK-së dhe të PAA-së, përkatësisht Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Këtij grupimi mund të përfshihet edhe PR e Fatmir Mediut, bashkë me deputetët e dalë nga listat e PD-së. Edhe pse Basha shpreson të ketë shumicën si grupim në Parlament, kjo varet nga aftësia për të tërhequr pas deputetët demokratë që I janë bashkuar Berishës dhe të tjerë që I janë larguar Bashës, por ende nuk kanë dhënë shenja se mund të përfundojnë tek “Grupi I Rithemelimit” të ish-kryeministrit. Përveçse strategji për mënyrën sesi do të bëjnë opozitarizmin në Parlament në një situatë të tillë ku shumica janë të shpërndarë, vlejnë edhe numrat.

Basha gjithsesi ka diçka më shumë në dorë sesa Berisha, për të tërhequr një pjesë të larguar. Një nismë e tillë mund të jetë mëse e pritshme dhe pasojat e çarjes edhe më të madhe duket se vijnë pas rezultatit të zgjedhjeve lokale. Berisha bëri lëvizjen e parë dhe i qëndroi besnik vetëm Ilir Metës, të cilit i huazoi vulën për të marrë pjesë në zgjedhje, por i ofroi shumë më tepër ngase Partia e Lirisë kishte forcë në elektorat. Në të gjithë Këshillat Bashkiakë në 61 njësi Partia e Lirisë dominon, por Berisha fitoi vetëm shtatë nga 61 bashki të vendit dhe ato janë bashki jo të mëdha.

Mirëpo Berisha afroi vetëm Metën dhe Dulen por as tentoi të ulej në bisedime më faktorët e tjerë opozitarë si Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Dashamir Shehi.

Mosafrimi i tyre si grupim për të dalë bashkarisht në zgjedhjet lokale rëndojnë mbi Berishën, i cili në kushtet aktuale do i duhet të bëjë edhe disa llogari, që grupimi që e mbështet të ketë forcën e duhur në Parlament, sidomos për nismat që shkojnë në kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimorë Parlamentare apo nisma të ndryshme ligjore që kërkojnë minimum firmën e 28 deputetëve.

 

Vetëm me Metën…

 

Tashmë edhe në Parlament Berishës I ka mbetur vetëm Ilir Meta si aleat, por forca e tij nuk shkon më shumë se tre deputetë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme do zhvillojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Rithemelimit.

Berisha u shpreh se në mbledhje do ketë diskutime mbi vendimmarrjen dhe funksionimin e Grupit Parlamentar. Sakaq, kjo mbledhje vjen në kuadrin e nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku do flitet konkretisht jo vetëm për nismat dhe mënyrën e të bërit opozitë brenga institucionit të Parlamentit, por edhe mbi bazën e numrave që ka ky grupim I drejtuar nga Berisha. Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, e cila njihet si një nga mbështetëset kryesore të Lulzim Bashës zbuloi nismat që pritet të marrin furmë brenda PD-së zyrtare. Pampuri foli në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së PD që u zhvillua të mërkurën, duke thënë se diskutimet e kryera dje do të bëhen publike gjatë Kuvendit Kombëtar që do mbahet të shtunën.

Lexo edhe :  Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

E pyetur në lidhje me situatën e deputetëve pranë Gazment Bardhit, ajo u shpreh se ky i fundit ka pasur gjithë mbështetjen e Lulzim Bashës dhe PD-së, ndërsa tha se për largimin e tij mund të flasë vetëm ai. Sa i përket grupit të Rithemelimit, të udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha, Pampuri tha se nuk ka asgjë personale me të, por shpallja e tij “non-grata” ai “nuk mund ta çojë partinë askund”. “Të gjitha do bëhen të ditura gjatë Kuvendit të PD. Kemi diskutuar pika të statutit dhe janë diskutuar mes nesh edhe ndryshimet. Kuvendi do ketë edhe zgjedhjen e këshillit të ri.

Këtu nuk ka hakmarrje. Pas këshillit, do ketë zgjedhje për të gjitha strukturat e partisë. Nuk ka lidhje me Bardhin për të hequr kompetencat e tij. PD do ketë një strukturë të re. Në këto 30 vite ata që bëjnë moralistin duke fajësuar kryetarin për humbjen, kanë humbur edhe vetë dhe tani rishfaqen si alternativa e së ardhmes.

Edhe Basha ka qenë në atë qeveri, por nuk mund të thuhet nëse do jetë në PD nëse humb apo jo zgjedhjet. Kjo është gjëja më pak e rëndësishme. Bardhi ka qenë nga më të mbështeturit nga Basha dhe anasjelltas. Si ka mundësi që në një moment ai nuk bindet. Për këtë mund të flasë vetëm ai. Bardhi ka pasur gjithë mbështetjen në parti. Unë nuk kam gjë personale me Berishën, nuk kam bashkëpunuar me të kurrë.

Por nga momenti që shpallsh non-grata dhe kjo izolon partinë, dhe kërkon të jesh kryetar, ku mund ta çosh këtë parti? Kjo u pa edhe në 14 maj. Nëse një prej nesh në atë grup ka marrë pjesë në tendera, korrupsion apo bashkëpunim me Ramën, do kishte dalë një dokument, por s’mund të jesh patericë e Ramës kur qëndron në parti dhe je mbështetëse e saj prej kohësh”, u shpreh ajo ndër të tjera./kb

 

Të fundit

Zyrtare: Carlo Ancelotti merr drejtimin e kombëtares më elektrizuese në botë!

Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit. Trajneri aktual i Real Madridit do të marrë...

Serbi-Shqipëri, më në fund FSHF tregon se si do të shiten biletat! Do ketë short…

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se...

Evi Kokalari sulmon Berishën: S’të vodhi Rama, humbe se vodhe vetë demokratët

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit. Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen...

Dy lojtarë gjermanë me një agjent, Bayern bëhet gati për dy firma të reja

Leroy Sané dhe Jonathan Tah kanë një gjë të përbashkët, agjentin. Ai quhet Pini Zahavi dhe është ndër emrat më të njohur në treg. Ka...

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë, ja emrat e veçantë të dy binjakëve të saj

Aktorja e famshme Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël: ajo ka mirëpritur binjakë, një...

Lajme të tjera

Web TV