Sa humbën eksportuesit nga Euro? Studimi: Diferenca të mëdha nga muaji në muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa kursi i këmbimit ka pasur luhatje të vazhdueshme muajve të fundit, ku monedha europiane preku fundin në raport me lekun, pasojat kanë qenë fatale për eksportuesit.

Referuar studimit të hartuar dhe publikuar nga Zyra Unifikuese e Bizneseve Eksportuese, mbiçmimi i lekut ka bërë që ky sektor të humbasë miliona çdo muaj.

Konkretisht, është marrë në analizë vlera në Euro e eksporteve shqiptare të ndara sipas muajve, vlerësuar përkatësisht me kursin e këmbimit për muajin përkatës dhe me kursin mesatar të këmbimit për vitin 2022, i përllogaritur në 118.92 Lekë/Euro.

Për shkak të zhvlerësimit të vazhdueshëm të Euros pothuajse gjatë çdo muaji, rezulton një diferencë e dukshme ndërmjet vlerave të eksporteve në secilin prej muajve.

Për më tepër, duke filluar që nga Janari 2023, ku kjo diferencë llogaritet në vlerën 7,7 milionë Euro, diferenca ka ardhur gjithnjë e duke u thelluar, duke arritur hendekun më të madh në Qershor 2023 me -34,8 milionë Euro.

Sipas studimit, kjo tendencë tregon për humbjet e vazhdueshme të eksportuesve shqiptarë të shkaktuar nga ndryshimet në kursin e këmbimit, duke i ndikuar pasoja të tjera negative socio-ekonomike, duke filluar që nga likuiditeti më i ulët i tyre për t’u furnizuar, reduktim në numrin  e punonjësve, e përkthyer kjo në efekte të tjera zinxhir, si ulja e konsumit, ulja e investimeve, etj.

Artikujt e veshjes dhe rrobat plotësuese të thurura, si një nga kategoritë kryesore të mallrave të eksportuara nga Shqipëria, shfaqin të njëjtën dukuri sikurse totali i mallrave shqiptare të eksportuar drejt pjesës tjetër të botës, ku në muajin e fundit të periudhës së analizuar, Qershor 2023, kjo diferencë kap vlerën -2,3 milionë euro.

Kategoria e veshjeve të këmbës gjithashtu, shfaq tendencë për të thelluar hendekun e vlerës në euro që vjen si pasojë e ndryshimeve në kursin e këmbimit.

Lexo edhe :  Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Diferenca më e lartë arrihet në muajin Qershor 2023, konkretisht me rreth  -4,4 milionë Euro./  S.M

Të fundit

Laborator kokaine dhe kanabisi në Yzberisht/ Arrestohet pronari i banesës

Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma...

Departamenti Amerikan i Shtetit anulon 6 mijë viza studentore, shkaqet pas vendimit

Departamenti i Shtetit ka revokuar më shumë se 6,000 viza studentore ndërkombëtare për shkak të shkeljeve të ligjit amerikan dhe tejkalimit të afatit të...

19 gusht 1981 – “Linja e Vdekjes”, SHBA-Libi përplasja ajrore mbi Gjirin e Sidrës

Më 19 gusht 1981, tensionet e vjetra mes Shteteve të Bashkuara dhe Libisë së udhëhequr nga Muammar Gaddafi shpërthyen në një incident të armatosur...

Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar dje dokumentin, i cili ka në fokus programin e strehimit social, ku janë paraqitur edhe kriteret...

Hamasi pranon armëpushimin, Izraeli ende pa vendim: Plani i ndërmjetësuesve

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve me...

Lajme të tjera

Web TV