Mes respektit për ish-kryeministrin dhe respektit për të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është në gjendje kritike për jetën. Rrugëtimi i tij në politikë, në tranzicionin e dhunshëm dhe të zhurmshëm, është larg nga udhëtimi i një engjëlli, por sigurisht nuk është as udhëtimi i djallit. Ndërsa publiku, dëgjon e lexon, para syve të tij shpaloset një dallgë e madhe hipokrizie. Dallgë e cila ngre një pyetje që nuk është e lehtë t’i japësh pergjigje: si balancohet e vërteta me respektin për njeriun që po lufton për jetën? Tradita dikton që të përmbahemi nga të folurit keq sidomos për ata që ndërrojnë jetë ose ata që luftojnë për jetën. Në çaste të tilla merr përparësi nderimi për kujtimin e personit dhe dhimbja shtesë që mund të shkaktojë tek të dashurit e tyre çdo fjalë e thënë pa masë dhe takt. Megjithatë, në anën tjetër është e vërteta! Ish-kryeministri Nano është një figurë me peshë të konsiderueshme në skenën politike të Shqipërisë.

Vlerësimi më madh që i bëhet sot është tranformimi i partisë Punës në Parti Socialiste, natyra liberale dhe fakti që në drejtimin e tij PS kishte nivel të lartë demokratizimi që nuk e ka sot asnjë forcë politike, përfshi dhe Partinë që drejtoi ish-Kryeministri. Por mandatet e tij qeverisëse më shumë se për arritje,do të mbahen mend për polemikat dhe vendimet e diskutueshme. Politikanët, si të gjithë njerëzit, janë qenie me të meta. Ata marrin vendime që kanë pasoja të mëdha dhe jo të gjitha pasoja janë pozitive. Është detyrë e medias, historianëve dhe shoqërisë në përgjithësi të shqyrtojnë në mënyrë kritike veprimet dhe politikat e (ish) liderëve, në mënyrë që historia të mos tjetërsohet. Në fund të fundit, e vërteta është një gur themeli i një shoqërie të drejtë. Megjithatë, e vërteta duhet thënë me kujdes, veçanërisht në çaste të tilla delikate. Ndërsa vendimet e ish-kryeministrit mund të kenë shkaktuar polemika, debate e kundërthënie, është momenti të kujtojmë se ai është gjithashtu baba, bashkëshort, shok dhe mik. Në momentet e krizës personale, dhimbja e shkaktuar nga kritika e ashpër mund të jetë dërrmuese si për të sëmurin ashtu edhe për familjarët dhe miqtë e tij. Në kohën e lajmeve rrufe, ku fjalët udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe zënë rrënjë në ndërgjegjen e publikut dhe turmave digjitale i takon medias të vendosë një ekuilibër delikat. E vërteta duhet thënë pa ndihmën e titujve sensacionalë për të marrë ca klikime më shumë. Për më tepër, qasja ndaj së vërtetës duhet të shtrihet përtej individit dhe të përfshijë kontekstin e kohës.

Lexo edhe :  "Katër mendime mbi kthesën luftarake të Trump ndaj Iranit"

Ajo që duhet të shmangim është tundimi i madh i hipokrizisë dhe kurthi për t’u përfshirë në amnezi kolektive. Nuk i shërben askujt që për hir të mirësjelljes dhe “korrektesisë politike”, të fusë të vërtetën nën qilim. Trashëgimia e ish-kryeministrit, si ajo e çdo lideri, duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi rigoroz. Megjithatë, ky ekzaminim duhet të kryhet me një ndjenjë të thellë ndjeshmërie pa kaluar në sharje e fyerje duke sjellë polarizimin ekstrem të opinioneve mes hipokritëve që e paraqesin si ëngjëll dhe atyre që e portretizojnë si djall. Në këtë moment të veçantë ndoshta na vjen në ndihmë fjala nuancë. Si në këtë jetë, ashtu edhe në tjetrën, e vërteta nuk është e thjeshtë, por komplekse. Ne mund të kujtojmë sot atë që ka bërë mirë ish Kryeministri, mund të lutemi për shëndetin e tij, pa patur nevojë për elozhe të tepërta, dhe për hipokrizi – sidomos nga ata që nuk kanë lënë fjalë dhe mundësi për ta goditur sa ishte në pushtet. Në këtë mënyrë, respektojmë trashëgiminë e tij, në mënyrë që ajo mbahet mend jo vetëm për kompleksitetin, por edhe për mësimet që ajo i jep liderëve aktuale. Nëse i jemi shmangur dhe nuk jemi ballafaquar me të shkuarën komuniste, nuk duhet të shmangemi nga e shkuara e “tranzicionit” e cila duhet pranuar jo vetëm me ngjyrat e ndritshme, por edhe me ngjyrën gri dhe pse jo edhe me ngjyrën e zezë. Në këtë, valle delikate midis së vërtetës dhe respektit, shfaqet në radhë të parë karakteri i “valltarëve”.

Të fundit

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do...

Zjarr në Himarë, rrezikohen ullishtet! Pritet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka përfshirë zonën e Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e shumta të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarrfikësit po...

Në Shqipëri po vijnë turistë të varur nga droga: pushime dhe trajtim

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të...

Dortmund dhe Milan, dy klubet ku Bayern po gjurmon për blerjen e kushtueshme të verës

Bayern ka marrë dy refuzime deri tani: Florian Wirtz dhe Nico Williams. Bavarezët duhet të gjejnë urgjentisht një sulmues krahu. Sipas Kicker, Jamie Gittens...

Gallata e rinumërimit: PD hesht, PS leh si qen kazanësh!

NGA MYSLIM MURRIZI Po shoh që PS ka “kundërshtuar” vendimin e KAS-it për mosnjohjen si të vlefshme të votave për kandidatët, ku shenja votuese nuk...

Lajme të tjera

Web TV