Socialistët mbledhin të hënën Asamblenë, ja çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistët mbledhin Asamblenë pasditen e 4 shtatorit, të dytën brenda një harku kohor në më pak se 6 javë.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë një tjetër takim me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të partisë që drejton, ku interesi mbetet në fokusin nëse do të riformatojë kabinetin qeveritar.

Burime zyrtare nga selia rozë, konfirmojnë për RTSH-në, se nuk ka një rend me pika të paracaktuara, por deri tani është parashikuar fjala e kryetarit Rama dhe caktimi i një date të mundshme për mbajtjen e Kongresit.

Asambleja e 4 shtatorit, pritet me interes, për faktin se kryeministri Edi Rama, në komunikimet me median, ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Ai njihet për vizionin e tij fleksibël, dhe ndryshimet ministrore janë një formë që ka rezultuar produktive, sa i takon vizionit qeverisës, kur të majtët janë në mandatin e 3-të.

Në 2018-ën, Edi Rama ndryshoi pothuajse më shumë se 1/3 e kabinetit, me synimin e impulseve të reja në qeverisje. Socialistët, e kanë të mirë organizuar jetën brenda partisë. Kjo e fundit do të përfshihet së afërmi edhe në zgjedhjen e strukturave drejtuese./  S.M

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV