Parandalimi i përmbytjeve/ Krifca: Ekipet po punojnë për ndërtimin e argjinaturave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se drejtoritë e Ujitje-Kullimit po vijojnë punën për pastrimin e kanaleve kulluese me qëllim parandalimin e përmbytjeve në zona të ndryshme të vendit.

Ministrja përcolli në rrjete sociale foto ku shihen aspekte të ndryshme nga puna konkrete që po kryhet në terren, teksa informoi se, “drejtoria e Ujitje-Kullimit Korçë po punon për mbrojtjen e tokave nga gërryerjet e lumenjve, duke eliminuar rrezikun e përmbytjeve të tokave bujqësore dhe mbrojtjen maksimale gjatë sezonit të shirave”.

Krifca tha se, konkretisht ekipet tona janë duke punuar për ndërtimin e argjinaturave në: Lumin Devoll, në fshatin Inonisht, Bilisht; Lumin Dunavec në fshatin Ravonik, Korçë; Lumin Shkumbin në Ullishtaj, Papër, Elbasan; Lumin Shkumbin në Shirgjan, Elbasan dhe në lumin Osum në Orizaj, Berat – loti 1 dhe 2.

“Jemi të angazhuar me një vëmendje të shtuar të ekipeve tona për pastrimin e kanaleve të ujitjes dhe kullimit, me qëllimin për t’i paraprirë parandalimit të përmbytjeve të tokave bujqësore dhe zonave përreth banesave të fermerëve, si dhe do të ndikojmë direkt në prodhimtarinë e tokës”, u shpreh ministrja Krifca.  /  S.M

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV