Pas një vere “të nxehtë”, nis sot sesioni parlamentar/ PD rikthehet e ndarë në tre kampe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një vere aspak të qetë, ditën e sotme, 4 shtator çel punimet Kuvendi.

Në orën 10:00, nis sesioni i pestë i legjislaturës së 10 në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo rinisje e punimeve të Kuvendit vjen me ndryshime në grupet parlamentare, me socialistët që do të kenë një drejtues të ri dhe kampet e PD-së që vijojnë të bashkohen disa e të ndahen disa të tjerë mes tyre.

Një sërë projektligjesh të mbartura nga sesioni i kaluar do të marrin kohën e tyre në javët në vijim.

Ligji për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie.

Kjo pikë i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Avokati i Popullit, janë pika shumë të rëndësishme në këtë sesion të ri.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

Vjosa Osmani vizitë dy ditore në Tiranë

Mësohet se Begaj do ta presë Osmanin me Ceremoninë Zyrtare të Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në orën 10:00 të datës 4.

Po në datën 4, pas takimit të dy presidentëve  do të zhvillohet edhe një takim i zgjeruar mes delegacioneve. Gjatë orës 11:40 – 12:05, dy homologët do të japin një konferencë për shtyp.

Lexo edhe :  U rrëzua me parashutë në Himarë/ Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit

Sipas Presidencës, presidentja e Kosovës ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë, ku përmendim këtu takimin me Kryeparlamentaren Lindita Nikollën në orën 14: 35, në Kryesinë e Kuvendit.

Sot mblidhet KQZ-ja

Sakaq, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike në datën 4, në orën 12:00.

Rendi i ditës do të ketë shqyrtimin e kërkesës së PDSh-së për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023.

Njëkohësisht dhe kërkesën e Berishës, për t’u regjistruar në garë me PD-në, sikurse dhe për PS-në, PL-në dhe Partinë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

Gjithashtu do të jenë në rend dite dhe projektvendimet për plotësimin e vakancave në bashki të ndryshme të vendit. / S.M

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV