Babai i Elon Musk i shqetësuar: Djali im mund të vritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Elon Musk ka shprehur së fundmi frikën se djali i tij miliarder mund të vritej, shkruajnë mediat e huaja.

Shqetësimi i Errol Musk vjen pas një raporti për ndikimin e djalit të tij në vendimet e qeverisë.

77-vjeçari, Errol Musk kritikoi një artikull të fundit në The New Yorker që eksploronte ndikimin e personit më të pasur në botë në vendimet e qeverisë për luftën në Ukrainë.

Zyrtarët e Pentagonit i thanë The New Yorker se Elon Musk trajtohej si një ‘zyrtar i pazgjedhur’ dhe ngritën shqetësime për qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit.

“Kjo është një punë e suksesshme, një sulm i hapur i sponsorizuar nga qeveria për Elon,“-u shpreh 77-vjeçari.

Raporti gjithashtu theksoi se sa vendimtarë kishin qenë satelitët Starlink të SpaceX në luftën në Ukrainë. Dhe gjatë pretendimeve të tij, gazetari i ‘The US Sun’ e pyeti nëse kishte frikë mund të vritej djali i tij, ai u përgjigj: ‘Po’.

Errol Musk gjithashtu e përshkroi artikullin e New Yorker për The US Sun si “zbutje e armikut si artileri përpara sulmit aktual”.

Musk duket se ka një marrëdhënie të tensionuar me babanë e tij dhe më parë e ka quajtur atë një “qenie njerëzore të tmerrshme”./  S.M

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV