Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: S’do lejoj askënd të luajë me interesat e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve ka deklaruar se nuk do të lejojë askënd që të luajë me interesat e kësaj force politike.

Duke iu referuar përplasjeve brenda Partisë Demokratike, kryesisht me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe grupit të tij politik, Basha tha se tashmë forca politike që ai drejton do të zhvillojë betejën për të mos lejuar që demokratët të shkojnë drejt Berishës.

Sipas tij, elementët antiamerikanë nuk do ta dëmtojnë më PD-në.

Ata që për interesat e tyre personale shkaktuan krizën në Partinë Demokratike dhe për llogaritë e tyre personale në raport me drejtësinë, në raport me pasuritë e paligjshme, por harrojnë që as demokratët dhe as Partia Demokratike nuk iu ka asnjë borxh por jemi të gjithë ne borxhlinj para demokratëve dhe shqiptarëve.

Mënyra e vetme për ta kthyer këtë borxh është për të qëndruar në ballë të axhendës publike dhe përballë një qeverie që ka vendosur rekordet e korrupsionit krah për krah krimit të organizuar dhe po kështu në ballë të një alternative jo vetëm shpresëdhënëse  por realiste.

Të jemi të hapur nuk do të thotë të shprehim vullnetin për t’i angazhuar këto potenciale, por aktivisht t’i bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre. Sapo kemi konfirmuar që vlerat dhe qëndrimet janë të njëjta. Tek ne mbizotëron mendimi për të bërë betejë vetëm për interesin e qytetarëve.

Këtë betejë do ta bëjmë me çdo sakrificë. Nuk do të lejoj askënd të luajë me interesat politike të Partisë Demokratike që kërkon të çojë demokratët symbyllazi në hullitë e nongratave sepse ne hymë në këtë betejë për të mbrojtur interesat e Partisë Demokratike si interesa euroatlantike. Elementët antiamerikanë, Partinë Demokratike nuk e dëmtojnë më”, u shpreh Basha. /  S.M

Lexo edhe :  DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV