‘Çmendi’ gruan duke e rrahur dhe u ‘justifikua’ se i kanë bërë magji/ Arrestohet burri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më Mat. Policia ka arrestuar Dario Bruçin i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj  bashkëjetueses së tij. Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

Policia zbuloi se për të justifikuar dhunën, 48-vjeçari kishte paguar Kujtim Popajn nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.

Njoftimi i policisë

Mat/ Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj  bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.

Procedohet penalisht për mashtrim, 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit,  për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit  u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat,  pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëherëshme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë).

Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Lexo edhe :  Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33- vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë,  i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale./e.t

Të fundit

Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

Nga kaçkavalli i Gjirokastrës te ‘Feta’ greke apo ‘Pecorino’ italian. Tanimë është më lehtë të gjesh një produkt të...

Refuzoi Milanin për kalimin tek Fenerbahce, mbrojtësi tregon pse mori këtë vendim

Mbrojtësi i majtë i Gent, Archie Brown, ka zbuluar se ‘marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar me Milan’, por shpjegon pse vendosi të bashkohet me...

Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40 përqind të municioneve të...

Formula 1/ Kunati i Verstappen ngre zërat: “Max tek Mercedesi në vitin 2026”

E ardhmja e Max Verstappen duket si një enigmë: për cilin ekip do të garojë në vitin 2026? A do të vazhdojë me Red...

Popullsia e BE-së arrin rekord historik: mbi 450 mln njerëz

Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu kanë treguar të dhënat e...

Lajme të tjera

Web TV