Japonezët nuk e thonë fjalën “të dua”. Sipas një sondazhi, vetëm 45% e meshkujve në të 20-at dhe 30-at e kanë thënë të paktën një herë në jetë fjalën “të dua”.
Sa i përket moshatarëve të tyre gra, 64% preferojnë fjalën suki (më pëlqen) ndaj fjalës aishiteru (të dua) kur shprehin ndjenjat e tyre ndaj partnerit të tyre. Por, pse kjo zgjedhje?
Preferojnë të shprehen në mënyrë indirekte. Ata besojnë se bukuria e gjuhës qëndron në atë që nënkuptohet.
Kjo është arsyeja pse pas një takimi të dështuar ata mund të dërgojnë një mesazh si “Do të shihemi përsëri një herë” në vend që të refuzojnë drejtpërdrejt personin tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për shprehjet e dashurisë.
Për shembull, në vend që të bëjë një propozim të qartë martese, një burrë japonez mund t’i kërkojë të dashurës së tij t’i gatuajë supë miso çdo ditë.
Ata besojnë se nëse ka kimi të mirë mes dy njerëzve, fjalët janë të panevojshme. Që në një çift vërtet të lumtur, dikush mund të lexojë mendjen e tjetrit dhe të kuptojë ndjenjat e tyre pa u shprehur. / S.M