Gazetari: Ja çfarë kërkon Greqia përmes Belerit nga Shqipëria!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Flogert Muça në intervistën e ditës për Dritare TV ka komentuar ‘përplasjet’ e Edi Ramës me Greqinë për çështjen e Fredi Belerit.

Muça tha se në këtë çështje nuk mund të kritikojmë kryeministrin Rama pasi në mes qëndron sovraniteti i Shqipërisë dhe fati i vendit.
Sipas tij, Greqia ka gabuar përballë qeverisë pasi ka shkelur parimet kryesore të Bashkimit Europian lidhur me bashkimin dhe demokracinë.

Sakaq shtoi se sjellja e Greqisë e dëmton Ballkanin Perëndimor duke i kërkuar Shqipërisë që të marrë vendime politike jo të drejtë, për të liruar nga burgu Belerin.

“Ne mund ta kritikojmë Edi Ramën për shumëçka në qeverisje, por kur vjen puna tek sovraniteti i Shqipërisë ne duhet të jemi bashkë me të. Pasi flasim për fatin dhe reputacionin e vendit, Greqia është në shkelje të dy parimeve kryesore të BE-së: bashkimi dhe demokraci. Kur vjen puna tek bashkimi, Greqia nuk po e bashkon Ballkanin Perëndimor por po e përçan me pleshtin Beleri që po djeg jorganin.

Sjellja e Greqisë e dëmton Ballkanin. Vijnë dhe i thonë një vendi sovran që tani ju mos lejoni drejtësinë të bëjnë drejtësi por merrni vendime politike dhe nxirrni Belerin jashtë. Duhet të mbrojmë dinjitetin e Shqipërisë, këtu Rama është në drejtimin e duhur”, tha ai. / S.M

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV