Rrezikuan të mbyteshin në det, policia shpëton tre persona në Shëngjin e Velipojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare iu shkon në ndihmë në 2 raste, 3 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det, në Shëngjin dhe në Velipojë.

Pas marrjes së njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me pedalone, në plazhin e Shëngjinit, ishin në rrezik sepse për shkak të erës së fortë kishin humbur kontrollin mbi mjetet lundruese dhe ishin larguar shumë nga bregu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas kërkimeve me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, janë konstatuar rreth 3 milje larg bregut, 2 mjetet lundruese pedalone dhe 2 drejtuesit e tyre.

Ndërkohë shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër i kanë shkuar në ndihmë një shtetasi që ishte në rrezik mbytjeje për shkak të dallgëve të larta, në plazhin e Velipojës. Pas ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë e kanë nxjerrë në breg këtë shtetas dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ai ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën që i ofruan.

Të fundit

Më e bukura në botë, xhamia Ballies në Elbasan fiton çmimin si “Ndërtesa e Vitit 2025”

E ndërtuar në vitin 1608 Xhamia e Ballies në Elbasan ka fituar çmimin “Arkitektura më e Bukur Fetare e...

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, mjeku: E ka kaluar rrezikun!

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Një nga mjekët që merret me trajtimin e tij, tha se Papa Françesku, i cili po trajtohet në...

Sezoni i Peshqve, çfarë do të thotë për shenjat e horoskopit dhe cilat preken

Ndërsa Dielli tani është zhvendosur në shenjën e Peshqve, energjia astrologjike po kalon një transformim të thellë. Sezoni i Peshqve na fton të përqafojmë...

Ndarja sipas zonave/ Apartamentet në plazh do të shiten me 2 mijë € m²

Sa më afër detit aq më shtrenjtë për xhepin. Vlera e apartamenteve në Durrës pritet të rritet me mesatarisht 62% pas miratimit të referencave...

A do mundet SPAK-u ta kthej besimin tek zgjedhjet?

Nga Ben Andoni Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit të zgjedhjeve: Na u vodhën...

Lajme të tjera

Web TV