Simptomat që tregojnë se dhimbja e kokës mund të jetë migrenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keni dhimbje të vazhdueshme koke, që me kalimin e kohës është kthyer në shqetësim? Në vijim po paraqesim disa shenja që dhimbja e fortë mund të jetë migrenë ndaj nëse keni disa prej tyre, rezervojini vetes një vizitë te mjeku.

Shënim: Migrena është një ndër problemet neurologjike që karakterizohet nga dhimbje kronike dhe e fortë e kokës për orë ose ditë dhe ditë të tëra duke e bërë të pamundur realizimin e aktiviteteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe punën.

1. Vizione të paqarta

Mund të keni momente gjatë të cilave ju duket se shihni fasha drite, që mund të jenë gati-gati verbuese. Në fakt, ato janë rezultat i një iluzioni vizual që ndodh brenda trurit tuaj.

2. Marrje mendsh

Shumë njerëz përjetojnë një ndjesi sikur dhoma po rrotullohet aq shumë saqë iu duket sikur do të rrëzohen nëse nuk ulen. Shpesh këto marramendje shoqërohen edhe me të përziera.

3. Dhimbje të forta koke

Keni ndjesinë e shpimit therës, pas të cilit vjen një ndjesi mpirjeje që zakonisht ndjehet tek duart.

4. Aroma të pakëndshme

Aromat mund t’ju duken të rënda dhe ju shkaktojnë përzierje. Pothuajse të gjithë njerëzit që vuajnë nga migrena përjetojnë të njëjtën ndjeshmëri të tepruar në lidhje me nuhatjen. Truri mbingarkohet në zonën e nuhatjes duke bërë dhe stomakun më të ndjeshëm (të vjella).

5. Nuk duroni dot dritën e fortë

Ekspozimi ndaj diellit i jep sinjale nervave tuaj optikë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit për të aktivizuar receptorët e dhimbjes.

6. Të tjera shenja:

– dhimbja e kokës është e vazhdueshme, ndalon 1-2 orë për të rinisur sërish;
– në të shumtën e rasteve ju dhemb vetëm njëra anë e kokës;
– keni ndryshime të shpeshta të humorit;
– vuani nga mungesa e theksuar e gjumit, gjumë jo i mirë që shoqërohet me një ndjesi lodhjeje;
– edhe kur nuk jeni me grip, keni hundë të zëna, rrjedhje gjaku nga hundët etj./E.Ç

Të fundit

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Kërkuan pamje filmike në KQZ/ Rama mesazh deputetëve: Mos ndiqni këtë rrugë

Pas kërkesës së Blerina Gjylametit për të kërkuar pamjet të numërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Rama ka kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV