5 mënyra të thjeshta për të humbur në peshë gjatë vjeshtës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët në vjeshtë nisin të shkurtohen dhe rrezet e diellit pakësohen ndjeshëm. Një gjë e tillë ndikon në prodhimin e serotoninës, një hormon që nxit ndjesinë e qetësisë, paqes dhe gëzimit. Për pasojë, njeriu tërhiqet më shumë ndaj makaronave, patateve dhe orizit, burim karbohidratesh që rrisin nivelet e serotoninës. Kjo nxit edhe shtimin në peshë, gjë që mund të shmanget shumë mirë nëpërmjet këshillave të mëposhtme.

Hani më shumë mollë

Vjeshta është po aq e larmishme në aktivitete dhe ushqime të shëndetshme si vera. Në këtë stinë ju mund të shfrytëzoni perime dhe fruta të freskëta të stinës siç janë mollët apo kungujt por edhe të kryeni më shumë aktivitet fizik. Një mollë ofron 100 kalori dhe 4 gramë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë. Molla është shumë e mirë për këtë stinë dhe jo vetëm, sepse pakëson rrezikun e diabetit, përmirëson shëndetin e mushkërive dhe ju mbron nga disa lloje të kancerit.

Hani më shumë gatime të shtëpisë

Rikthimi në punë, në shkollë e në aktivitetet e tjera e bën më të lehtë rënien pre të tundimit ndaj ushqimeve të gatshme e të shpejta. Megjithatë, gatimet e shtëpisë janë më të shëndetshme e nuk duhen lënë mënjanë. Në shtëpi ju mund të përgatisni ushqime të shëndetshme me perime të freskëta të stinës të cilat mund t’i merrni me vete në punë. Fundjavat mund t’i shfrytëzoni për të gatuar receta të shëndetshme por edhe për të kryer aktivitet fizik.

Mos neglizhoni gjumin

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien tuaj si brenda dhe jashtë. Ekspertët rekomandojnë që të flini 7-8 orë çdo ditë, rutina e duhur e gjumit është shumë e rëndësishme për të luftuar mbipeshën por edhe për të vënë në fre hormonet të cilat luajnë një rol të fortë tek oreksi dhe e ngrëna.

Lexo edhe :  Me apo pa lëkurë? Si duhet të konsumohet molla

Xhinset në vend të peshores

Gjatë përpjekjeve për të rënë në peshë është e rëndësishme që të mbani në vëzhgim kilogramët. Ndonjëherë peshorja mund të duket alarmuese ndaj shumë ekspertë rekomandojnë përdorimin e xhinseve apo pantallonave si tregues i peshës dhe i humbjes së kilogramëve të tepërt.

Mbani një ditar ushqimesh

Një nga aspektet më të rëndësishme të rënies nga pesha është të mos fiksoheni pas saj. Objektivi juaj duhet të jetë që të hani shëndetshëm dhe rënia nga pesha më pas është e paevitueshme. Nëse ju i vendosni vetes si qëllim që të humbisni në peshë pa ndryshuar regjimin tuaj ushqimor ose duke e kufizuar atë në mënyrë drastike do të shkaktoni më shumë dëm në organizëm. Ekspertët këshillojnë mbajtjen e një ditari për çdo ushqim që konsumoni gjatë ditës. Në këtë mënyrë ju do të orientoni veten drejt ushqyerjes së shëndetshme dhe do të shmangni produktet që ju shëndoshin apo ju fryjnë./E.Ç

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 janar 2025

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e...

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do të thotë të thuash gjëra...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Lajme të tjera

Web TV