La muzikën për t’iu përkushtuar fesë/Fero ndalon makinën në mes të rrugës dhe fal namazin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur Fero pasi ka deklaruar se do ti përkushtohet fesë islame ka vendosur që këto momente ti dokumentojë edhe në rrjëtë sociale të llogariseë se tij në Instagram.

Ai ka bërë të ditur se falet pesë herë në ditë dhe se është penduar për cdo këngë që ka realizuar.

Duke u lutur që mos t’i dëgjojnë më këngët e tij.

‘’Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″, shkroi Fero.

La muzikën për t’iu përkushtuar fesë, Fero ndalon

Ky ndryshim, i reperit vjen pas arrestimit nga policia dhe të jetës së tij private. Fero ka deklaruar dëshiron ta lerë muzikën që t’i përkushtohet fesë islame dhe familjes.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fesë islame dhe familjes time. Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar

Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall. Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë. Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij. Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit

E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”

( S.M )

Të fundit

“Lufta” për mandatin/ Shabani nxjerr dokumentet në “tavolinë”: Ja çfarë kemi nënshkruar

Vijon tensioni mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm të fituar në zgjedhjet e 11 majit....

Publikoi foto nga pushimet, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren shqiptare

Në kohërat e sotme, kur çdo gjë postohet në rrjetet sociale, edhe një palë pushime mund të kthehen në një debat nacionalist. Kështu ka ndodhur...

Dorëhiqet drejtoresha e QSUT, kush është ish-deputeti që e zëvendëson

Ndërrohet sërish drejtuesi i QSUT. Donjeta Bali është dorëhequr nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitarë ‘Nënë Tereza’, detyrë të cilën e mori vetëm pak kohë...

Takimet “speciale” në burgje me eskorta/ Zv.drejtori: Nuk është incident me pasoja!

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Isufaj, ka foluar në emisionin "Real Story" pas lajmit se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti, ka takuar në...

“Të vërtetat që thuhen nga kabina telefonike e 313-tës”/ Blushi ankohet sërish për Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së LIRISË Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me situatën e kreut të...

Lajme të tjera

Web TV