Nga bizneset tek institucionet, si do identifikohen konsumatorët e mëdhenj të energjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria synon të identifikojë të gjithë konsumatorët e mëdhenj të energjisë ku klasifikohen bizneset dhe institucionet që kanë një nivel konsumi prej 1 milionë kWh.

Në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë publikuar në Fletoren Zyrtare sanksionohet se Agjencia për Eficiencën e Energjisë është enti i ngarkuar me detyrën e identifikimit dhe regjistrimit të këtyre njësive.

Në të njëjtën fletore është publikuar edhe një tjetër udhët i cili parashikon planet e kursimit të energjisë po nga ky kontingjent duke parashikuar mënyrën sesi do të zbatohen masat për të arritur objektivat.

Konkretisht sa i takon konsumatorëve të mëdhenj udhëzimi nënvizon se AEE-ja i identifikon përmes disa formave ku ndër të tjera duke i kërkuar Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë por dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit brenda datës 31 janar një listë me klientët që kanë konsum mbi 0.5 milionë kWh.

Të gjithë konsumatorët që rezultojnë me një konsum më të madh se 1 milion kWh energji elektrike gjatë vitit paraardhës përfshihen në listën e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë, që krijohet dhe përditësohet nga AEE-ja.

Agjencia kërkon brenda muajit shkurt të çdo viti nga konsumatorët që kanë konsumuar 0.5-1 milion kWh gjatë vitit paraardhës të paraqesin të dhëna lidhur me konsumin e burimeve të tjera të energjisë, nëse kanë, për vitin paraardhës. Konsumatorët i dërgojnë të dhënat e kërkuara sipas kësaj shkronje brenda datës 31 mars.

Në një pikë të tij udhëzimi përcakton se Agjencia mund të kërkojë nga subjektet sipas kategorisë ku bëjnë pjesë konsumin për sipërfaqe ndërsa për hotele apo çerdhe e kopshte konsumin për sipërfaqe dhe numrit të shtretërve apo netqëndrimeve.

Lexo edhe :  Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Të dhënat që merren nga Agjencia në funksion të krijimit të regjistrit të konsumatorëve të mëdhenj mund të publikohen duke ruajtur të dhënat kofidenciale të tyre.

Urdhri për planet e veprimit

Udhëzimi mbi identifikimin e konsumatorëve të mëdhenj i miratua nga ministria duket se lidhet ngushtë me një tjetër akt nënligjor që i takon ligjit për efecientë e energjisë që synon kursimin përmes zbatimit të planeve të veprimit.

Kjo ka të bëjë me planet e veprimit të këtyre konsumatorëve dhe arritjes së një objektivi të caktuar kursimi.

Kjo do të thotë që secili prej tyre duhet të ketë një plan veprimi i cili ka të përcaktuar vitin dhe masat që do të merren duke përcaktuar një hark kohor 3 vjeçar.

Zbatimi i tij gjurmohet nga Agjencia për Efecientë e Energjisë. Ky proces kryhet përmes raporteve të auditimit që ndërmerren për çdo konsumator të madh energjie.

Planet e energjisë hartohen nga menaxherët e energjisë, një hallkë që tashmë funksionon prej disa kohësh në vend.

Ky plan mund të ndryshojë vetëm nëse bëhet një kërkesë pranë agjencisë ku përmblidhen masat që shtohen ose ndryshojnë si dhe objektivat e reja të kursimit./Monitor /  S.M

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV